E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi i energjise nga burimet e rinovueshme prioritetet i qeverise

Prodhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme, mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Nisur nga ky fakt, qëllimi i qeverisë shqiptare mbetet shndërrimi i vendit në një superfuqi energjetike në rajon. Në një hark kohor të shkurtër, falë ligjit të koncesioneve, janë firmosur me kompanitë private mbi 120 kontrata për ndërtimin e rreth 320 hidrocentraleve, ndërkohë që interesi është për të tjera kontrata. Në rast se gjatë 30 viteve me radhë, nuk u ndërtua asnjë hidrocentral, gjatë viteve të fundit janë ndërtuar 46 hidrocentrale të reja, të cilat në fund të këtij viti do të kenë një kapacitet prej 115 megavat. Sipas të dhënave, vetëm nga këto hidrocentrale do të prodhohet aq energji sa sot prodhohet nga hidrocentralet aktuale. Ndërkohë janë në ndërtim 100 hidrocentrale të tjerë. Për pasojë të investimeve të mëdha, do të mundësohet punësimi direkt në këto hidrocentrale të 15 mijë personave dhe po kaq do të punësohen indirekt. Bazuar në të dhënat, janë mbi 2,5 miliardë euro investime në të gjithë projektet energjitike.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Nasip Naço, ka marrë pjesë në inaugurimin e 2 hidrocentralëve në rrethin e Skraparit, Faqekuq 1 dhe Faqekuq 2, të dy me fuqi 6,5 megavat. Hidrocentralet janë ndërtuar pas një investimi shqiptaro-grek me vlerë rreth 7 milinonë euro. Ministri Naço, seiguroi se gjatë këtij viti do të inagurohen dhe shumë hidrocentrale të tjera.

Investimet e bëra për prodhimin e energjisë ishte në fokusin e fjalës së Kryeministri Sali Berisha, gjatë Forumin ekonomik, zhvilluar në Itali gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëri është një vend i pasur në ujëra dhe se janë për t’u ndërtuar 443 hidrocentrale.
Ndërtimi i hidrocentraleve të reja në kushtet e një situate ekonomike jostabile në Europë, përbën një dëshmi të ndjekjes së politikave të duhura nga ana e qeverisë, ku qëllimi parësor mbetet të kalohet mbi mbulimin e nevojave të brendshme, për të synuar eksport të energjisë elektrike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›