Mediu: Bashkëpunim me Kosovën për mjedisin

Shqipëria i ofron mbështetje Kosovës në fushën e mjedisit. Këtë fakt ministri i mjedisit Fatmir Mediu e deklaroi gjatë një takimi që realizoi me 32 pushtetarë lokalë të ardhur nga Kosova. Ministri Mediu kërkoi një bashkëpunim më të thellë në kuadër të çështjeve të përbashkëta, siç mund të jenë ujërat ndërkufitare, pyjet ndërkufitare apo zonat e mbrojtura ndërkufitare.
Vizita e delegacionit kosovar, ishte në kuadër të një turi të gjerë që ata zhvilluan edhe në institucione të tjera në Tiranë në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave, njohjes me funksionimin e pushtetit lokal dhe marrëdhëniet e tij me pushtetin qendror. Pushtetarët lokalë të Kosovës vlerësuan shkëmbimin e pikpamjeve mes dy vendeve .
Duke veçuar sidomos trajtimin e problemeve mjedisore në një moment që edhe Kosova, është futur në rrugën drejt familjes evropiane dhe rritja e standardeve mjedisore, për një shtet të ri, është një prej obligimeve kreysore.