Prodhimi vendas ul çmimet e fruta-perimeve
Prodhimi i vendit ul çmimet e fruta-perimeve në vend. Tregtarët shprehen se javët e fundit ka pasur një ulje me 30-40 lekë të reja në pothuajse të gjitha produktet.
Tashmë në tregje mbizotëron malli i vendit i cili ka një kosto më të ulët në krahasim me mallrat e importitit. Javët e ardhshme ndërkohë pritet që ulje e mëtejshme e çmimeve pasi pritet që prodhimi i vendit të shtohet.
Ulja e çmimeve ka dhënë edhe një tjetër efekt pozitiv duke ngritur disi fuqinë blerëse në krahasim me muaj më parë. Qytetarët tashmë kanë më tepër mundësi të blejnë pavarësisht tendencës për të kursyer.