E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat përshpejtojnë ritmet e kreditimit të ekonomisë

TIRANE- Bankat përshpejtojnë ritmet e kreditimit të ekonomisë. Sipas të dhënave të shoqatës së bankave gjatë muajit korrik, niveli i kredisë është rritur me 6.6 miliardë lekë kundrejt qershorit. Për këtë periudhë bankat kanë dhënë 530 miliardë lekë hua. Krahasuar me fundvitin e kaluar, niveli i kredisë është rritur me 39.7 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se bankat do të tregoheshin më të dorëlëshuara në dhënien e kredive gjatë këtij viti.

Vrojtimi i bankës për aktivitetin kreditues gjatë tre mujorit të dytë të vitit 2011, tregoi se standardet e kredisë vijuan të lehtësoheshin si për individët si për huanë për blerje banesash ashtu dhe për kredinë konsumatore.

Ndërkohë që kushtet janë shtrënguar disi, për bizneset, si për ndërmarrjet e vogla, e të mesme ashtu dhe për kompanitë e mëdha. Në vrojtim parashikohet që kushtet për dhënien e kredive të përmirësohen gjatë muajve në vijim për të gjithë klientët e bankave, si për individët ashtu dhe për sipërmarrjen. Ndërkaq Banka e Shqipërisë konstaton se një problem për kreditimin vijon të mbetet niveli i kredive me probleme, treguesi i të cilës në bazë të të dhënave të shoqatës së bankave arriti në korrik në 17. 1 %. Kjo shifër tregon se krahasuar me muajt e mëparshëm ritmi i kredive të këqija është ngadalësuar.
(a.s NEWS24/ s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bankat përshpejtojnë ritmet e kreditimit të ekonomisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›