E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i “ACR”, Nikolla: Asnjë s`do nisë punën të hënën

Thirrjes së firmës ACR se ditën e hënë do të nisë puna në minierën e Bulqizës i është përgjigjur sindikalisti Kolë Nikollaj, i cili në një prononcim për “Ora News”, deklaroi se minatorët e Bulqizës kanë zhvilluar ditën e premte një mbledhje të zgjeruar, në të cilën të gjithë njëzëri vendosën për të bojkotuar fillimin e punës. Sipas Nikollës, fjalët e përhapura për paraqitjen e minatorëve në punë, ngelen thjesht skenare në nivelin e komploteve përçarëse të një grupi mjaft të vogël njerëzish, të cilët kanë interesa personale.
 

Ndërsa akuzat dhe kundërakuzat vijojnë të shoqërojnë debatin midis palëve, Nikollaj deklaroi se minatorët janë duke pritur qëndrimin që do të mbahet nga qeveria në interpelancën e ditës së martë. Sipas Nikollës, nëse qeveria nuk jep zgjidhje, hapet rruga për rifillimin e grevës së urisë.
 

Në marrëveshjen e ofruara nga ACR, pranoheshin kërkesat e minatorëve me përjashtim të dy prej tyre, shkarkimit të drejtorit të minierës si dhe pagesën e plotë të muajve të grevës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›