Bankat qendrore, fajtore për krizën?
A janë bankat qendrore fajtore për "ngathtësinë në parandalimin e situatës aktuale financiare nw botw?", apo akoma më keq a janë ato "përgjegjëset kryesore që financat botërore arritën në këtë gjendje?", a mundet që "bankat qendrore të vetme të kontrollojnë shpejt situatën dhe të gjenerojnë stabilitetin ekonomiko-financiar të dëshiruar" dhe "a mundet që vetëm me politikat e tyre monetare - pa përjashtuar këtu survejimin e kujdesshëm të gjithë sistemit bankar e financiar të çdo vendi - bankat qendrore të ndikojnë njëkohësisht mbi inflacionin, rritjen ekonomike e punësimin?"
Në kulmin e debateve dhe analizave mbarë botërore për shkaqet e krizës shumëdimensionale aktuale, krahas vlerësimeve të shkaqeve, efekteve të rritjes drastike të çmimeve, apo situatës negative financiare botërore, skenarëve të krizës e të daljes prej saj, një vend të konsiderueshëm po zënë dhe komentet e qëndrimet mbi "rolin e bankave qendrore" në këtë situatë. Vëmendja ndërkombëtare mbi vendimet e guvernatorëve të tyre si Jean Claude Trichet, Ben Beernake etj., është sot po aq e madhe sa ndaj udhëheqësve politikë më të mëdhenj e të rëndësishëm botërorë si Bush, Barroso, Braun, Sarkozy, Merkel etj. Një sërë pikëpyetjesh enden në horizont. A janë ato fajtore për "ngathtësinë në parandalimin e kësaj situate?", apo akoma më keq a janë ato "përgjegjëset kryesore që financat botërore arritën në këtë gjendje?", a mundet që "bankat qendrore të vetme të kontrollojnë shpejt situatën dhe të gjenerojnë stabilitetin ekonomiko-financiar të dëshiruar" dhe "a mundet që vetëm me politikat e tyre monetare - pa përjashtuar këtu survejimin e kujdesshëm të gjithë sistemit bankar e financiar të çdo vendi - bankat qendrore të ndikojnë njëkohësisht mbi inflacionin, rritjen ekonomike e punësimin?". Eksperti i njohur financiar, A.Parienty, e shtron akoma më direkt pyetjen nëse duhet konsideruar ky si një "arbitrazh tejet i vështirë i objektivave me përmbajtje të dukshme politike, por që duhet të zgjidhet nga banka qendrore plotësisht të pavarura e jashtë presionit të pushtetit politik?". Përgjigje e vështirë, po të kihet parasysh se në shumë vende të botës, përfshirë këtu dhe mjaft vende evropiane, bankat qendrore bëhen shpesh objekt kritikash nga ana e politikës kur është fjala për të vlerësuar "neutralitetin dhe prudencën" e vendimeve të politikave të tyre monetare. Në mënyrë figurative, më mirë se gjithkush këtë situatë të të qenit "i pavarur" dhe ndërkohë nën vëmendjen dhe "sulmet" e të gjithëve e ka dhënë ish-guvernatori i Bankës së Italisë, Guido Carli, i cili mbas kolltukut të tij të zyrës mbante një pikturë që tregonte Shën Sebastianin "i lirë në vendimet e tij, por i mbushur me shigjeta të ngulura në trup".
Debate dhe qëndrime të kundërta
Pyetje dhe pikëpyetje të tipit: "Ekonomi me ose pa inflacion? Me inflacion të lartë apo me inflacion të ulët? E ndihmon apo e frenon inflacioni rritjen ekonomike? Është apo nuk është inflacioni një "taksë" plus për konsumatorët? Cilat shtresa e grupe sociale preken më shumë nga inflacioni dhe cilat përfitojnë më shumë nga mbajtja nën kontroll e tij?" etj., janë tashmë që prej një kohe të gjatë në analizat dhe rekomandimet e ekonomistëve. Por ata janë larg të qenit unanim në përgjigjet e tyre përballë kësaj problematike delikate dhe për pasojë janë vendosur në "llogore" të ndara, duke profilizuar shkolla e rryma mendimi të ndryshme. Nga ana tjetër, situata e krizës aktuale financiare e ekonomike botërore ka hapur dhe një debat të ri të përqendruar në dilemën: "A mundet që politikat monetare të tipit klasik të përballojnë dhe të japin zgjidhje efektive në kushtet e një kombinimi të stagflacionin me inflacionin në shumë nga ekonomitë kryesore të botës"? Sipas përvojës së deritashme, bankat qendrore ulin përqindjet e normës bazë të interesit "për t‘i ardhur në ndihmë rritjes ekonomike", e cila mund të ndikohet nga një nivel i lartë i tyre dhe në sensin e kundërt bankat qendrore rrisin normat bazë të interesit kur shfaqet rreziku inflacionist dhe rritja e çmimeve". Por problemi dhe dilema qëndron në faktin se "aktualisht, ndoshta për herë të parë në historinë ekonomike e financiare të botës moderne, këto dy fenomene po shfaqen kaq gjerësisht në të njëjtën kohë, duke i lenë vend një periudhe stagflacioniste me shumë pikëpyetje".
Debati mbetet akoma më i hapur dhe më i vështirë për t‘i dhënë një përgjigje përfundimtare po të kemi parasysh faktin se banka qendrore të ndryshme kanë objektiva të ndryshme, megjithëse kanë në dispozicion pothuajse vetëm një instrument qendror: "politikat monetare". Ekspertët vlerësojnë se kur krahasojmë veprimet e bankave qendrore, duke i vënë ato përballë njëra-tjetrës në argumentet pro ose kundër veprimit të tyre, duhet "të kemi mirë parasysh diferencat dhe dallimet në objektivat dhe misionin e tyre", sepse sipas tyre "ka shumë elementë që kontribuojnë në shpjegimin e diferencave të sjelljes monetare të BQE dhe bankave qendrore anglo-saksone". BQE ka të fiksuar nga traktatet evropiane si mision principal të saj "garantimin e stabilitetit të çmimeve", ndërkohë që "Fed" apo ndonjë bankë tjetër qendrore, kanë "garantimin e stabilitetit të çmimeve dhe nivelit të punësimit e të rritjes ekonomike". Këto strategji të kundërta, në thelbin e tyre reflektojnë filozofi të ndryshme monetare. Në SHBA dhe Angli bankat qendrore privilegjojnë aktualisht "mbështetjen e rritjes ekonomike dhe ndihmën për një sistem bankar të tronditur thellë nga kriza e kredive imobiliare me risk të lartë që ka prekur këto vende". Shembujt e gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen banka apo institucione financiare si "Citigroup", "Merrill Lynch", Freddie Mac", "Fanny Rock", "Northern Rock" etj., nuk është e njëjtë me situatën e bankave në Evropë, të cilat, me gjithë situatën e vështirë të mjaft prej tyre, nuk janë aktualisht në të njëjtën problematikë.
Një histori transformimesh
Banka qendrore më e vjetër në botë është Banka e Suedisë, e krijuar që në vitin 1656, e ndjekur pak më vonë nga Banka e Londrës, e krijuar në 1694. Që atëherë, për më shumë se tre shekuj pothuajse çdo shtet ka krijuar dhe bankën e tij qendrore. Aktualisht në botë ekzistojnë 175 banka qendrore. Për më shumë se dy shekuj, emetimi i monedhave nuk ishte monopol ekskluziv i bankave qendrore, ashtu siç është sot. Banka të ndryshme tregtare gëzonin privilegjin për të emetuar monedha në shtet apo zona të caktuara gjeografike, duke bërë që në një vend të vetëm të ekzistonin shumë tipe monedhash. Në SHBA, në vitin 1912, një vit përpara krijimit të "Fed", kishte 7355 banka që kishin të drejtë të emetonin dollarë. Për shumë dhjetëvjeçarë ka ekzistuar një debat i madh doktrinal që kishte përballë ata që mbronin idenë e një konkurrence të lirë në fushën e emetimit monetar (free banking) dhe përkrahësit e idesë së monopolit në fushën e emetimit monetar (central banking). Bankat qendrore janë ndoshta rasti i vetëm në historinë e kapitalizmit, ku fitorja e monopolit mbi konkurrencën e lirë është absolute.
Elementi i dytë thelbësor është evolucioni i tyre në raport me sektorin privat e publik për të arritur në situatën e sotme të pavarësisë së plotë. Deri para Luftës së Dytë Botërore, pjesa dërrmuese e bankave qendrore ishin "shoqëri private". Kështu për shembull: Banka e Francës në vitin 1936 ishte një shoqëri private që drejtohej nga një asamble e përgjithshme aksionerësh, përfaqësues të 200 familjeve më të shquara të vendit. Historia fillon në SHBA, ku krizat e vazhdueshme të periudhës 1890-1907 hapën një debat shumë të madh "mbi domosdoshmërinë e krijimit të një banke qendrore". Në vitin 1913, në vijim të projektit të P.Warburg, të botuar në "New York Times" dhe "Annual Financial Review", të titulluar "A plan for a modified central bank", lindi Banka Qendrore Amerikane, ose "Fed" i sotëm. Ndërkohë, procesi më intensiv i nacionalizimit të bankave qendrore filloi mbas Luftës së Dytë Botërore, në 1946 në Angli, 1948 në Holandë e Gjermani, etj., duke i shndërruar bankat qendrore në "autoritete publike" që zhvillonin politikën monetare të shteteve të tyre. Paralelisht me triumfin e monopolit mbi konkurrencën, historia e zhvillimit të tyre tregon se gradualisht bankat qendrore u nacionalizuan, përfshirë këtu dhe vendet më liberale të botës, për të ardhur në 20 vitet e fundit, kur pjesa dërrmuese e tyre fitoi pavarësinë e plotë ndaj pushtetit politik.
Me gjithë thelbin dhe karakterin e tyre si "institucione publike", bankat qendrore janë gjithnjë e më tepër larg kontrollit të pushtetit ekzekutiv e politik, sepse tendenca kryesore e dy dhjetëvjeçarëve të fundit po i konsolidon ato drejt një statusi "të pavarur". Tradicionalisht, pavarësia e bankave qendrore është produkt i pastër i vendeve me strukturë federale të tilla si SHBA, Gjermania, Kanadaja, Zvicra etj. Por, në periudhën e dy dekadave të fundit edhe vende "unitare" si Anglia, Zelanda e Re, Suedia, Japonia etj., kanë avancuar në të njëjtin logjikë e drejtim me bankat e tyre qendrore. Hapi më i madh në këtë drejtim u bë nga BE në kuadrin e "Traktatit të Maastricht-it", i cili e vendosi si kusht të domosdoshëm pavarësinë rigoroze të bankave qendrore për të hyrë në zonën euro. Shumë vende evropiane, si për shembull Franca, u detyruan të ndryshojnë Kushtetutën (janar 1994), në mënyrë që të garantonin pavarësinë e plotë të bankës qendrore të vendit.
Po pse ndodhi një transformim i tillë në favor të pavarësisë së bankave qendrore? Si është e mundur që qeveritë dhe autoritetet publike pranuan të privohen nga një pjesë e rëndësishme e pushtetit të tyre monetar? Përgjigjja tashmë është e qartë dhe pranohet nga të gjithë: këtë e kërkonte gjithnjë e më shumë interesi i përgjithshëm i ekonomisë kombëtare. Arsyeja specifike e kësaj pavarësie gjendet te kombinimi i domosdoshëm ndërmjet demokracisë dhe tregjeve financiare në një ekonomi gjithnjë e më të globalizuar.
Në demokraci, çdo qeveri ka nevojë e dëshirë të jetë sa më popullore dhe për këtë ajo duhet të ulë sa më shumë taksat dhe të rrisë investimet publike e të ardhurat e popullsisë. Për ta arritur këtë ka vetëm dy mënyra: e para konsiston në rritjen e deficitit buxhetor që e zgjidh problemin në një periudhë afat-shkurtër, por shton borxhin e brendshëm e të jashtëm me gjithë pasojat negative të tij; e dyta konsiston në "krijimin e parasë së re" dhe kjo duket si më e lehta. Por, vigjilenca e tregjeve financiare ndaj kësaj mase është tmerrësisht e rreptë. Çdo teprim në krijimin e parasë shkakton tensione inflacioniste, të cilat nëpërmjet tregut ndëshkojnë rëndë si qeveritë, ashtu dhe konsumatorët. Është kjo arsyeja pse tregjet favorizojnë vendet që pranojnë ta shkëpusin bankën e tyre qendrore nga kompetencat e ekzekutivit, në mënyrë që t‘i krijojnë një besim shumë të madh ekonomisë së tyre në sferën ndërkombëtare.
Por, përveç kësaj, tashmë shumë ekspertë e studiues janë të bindur se substanca e vërtetë e pavarësisë së bankave qendrore nuk është vetëm ekonomike, por ajo ka dhe një shpjegim tjetër, origjina e të cilit është filozofia politike amerikane dhe mendimi konstitucional amerikan i "baballarëve themelues" të SHBA që në Kushtetutën e vitit 1787. Sipas tyre "delegimi i administrimit të çështjeve financiare e monetare te një autoritet indipendent, jo vetëm që nuk krijon deficit demokratik por, përkundrazi, kjo bëhet një element esencial i funksionimit të demokracisë".
Pavarësia e bankës vetëm nëpërmjet ligjit nuk mjafton për të pasur besim të plotë tek ajo. Duhet që në veprimtarinë e saj të ekzistojë një besim dhe vlerësim i lartë kombëtar e ndërkombëtar, gjë që realizohet nëpërmjet treguesit të "kredibilitetit", domethënë tërësisë së detyrimeve që "përgjegjësit e monedhës" duhet të plotësojnë për të siguruar tregjet dhe konsumatorët e parasë dhe produkteve të tjera financiare. Kredibiliteti i një banke qendrore përbën një nga "të mirat publike" më të rëndësishme dhe më të vlerësueshme të një vendi, një vlerë që askush thjesht për qëllime politike, konjukturale apo individuale, nuk duhet ta vërë në diskutim.
Politika monetare - kolona vertebrale e bankave qendrore
Në pjesën dërrmuese të rasteve, bankat qendrore janë sot përgjegjëset kryesore të politikës monetare në nivel nacional. Kjo duket si diçka shumë e konsoliduar, ndërkohë që edhe vetë koncepti i politikave monetare është i ri. Kriza e tmerrshme e viteve 1929-‘32, pasojat e Luftës së Dytë Botërore për ekonominë dhe financat botërore, dominimi i politikave keynes-ianiste në vitet 1950-‘70 etj., bënë që shumë vende të zhvilluara të botës të kërkonin që t‘i përdornin politikat monetare në funksion të orientimit të zhvillimit ekonomik. Në këtë kohë lindën shprehjet dhe praktikat e "politizimit të monedhës". Paraja u "nacionalizua" dhe kontrolli i saj iu besua shtetit, ndërkohë që drejtuesit e bankave qendrore zgjidheshin dhe ishin nën varësinë e plotë të pushteteve publike.
Por, rritja galoponte e inflacionit në periudhën e viteve 1970-‘80 e riktheu vëmendjen tek objektivi kryesor i bankave qendrore për të garantuar stabilitetin e monedhave. Lëvizjet e fuqishme anti-inflacioniste të filluara në SHBA në fillim të viteve ‘80 të shekullit XX u përhapën shpejt në të gjitha vendet e industrializuara, duke "lindur" kështu konceptin e stabilitetit të monedhës si objektiv final të politikave monetare. Tashmë, të gjithë u bindën se "pavarësia e bankës qendrore në raport me shtetin ishte mënyra më efektive për të luftuar inflacionin". Kjo mund të arrihej shumë mirë në qoftë se kombinohej si duhej politika buxhetore që ishte përgjegjësi e shtetit me politikën monetare që ishte përgjegjësi e bankave qendrore dhe e vetmja që kishte mundësi të hapte apo të mbyllte "rubinetin e emetimit të monedhave të reja".
Ndërkohë, gjatë periudhës 1980-2007, në botë u shfaq një formë tjetër inflacioni që kishte të bënte me rritjen brutale dhe shpesh irracionale të çmimit të aktiveve financiare e imobiliare. Kriza japoneze e viteve 1985 dhe 1990, kriza aziatike e viteve 1990 dhe 1997, kriza e ekonomisë së re ose internetit e 1995 dhe 2001, kriza e kredive të këqija dhe vlerave imobiliare e 1996 dhe 2007 janë shembuj konkretë të kësaj forme të re inflacioni. Pasojat e tyre janë të rënda dhe kanë kërkuar kohë që të rikuperohen. Kështu, për shembull, kriza japoneze u shoqërua me një periudhë 15-vjeçare stanjacioni dhe një ulje drastike të rritjes ekonomike nga 4-4.5% në 0.8-1.4% në vit. Politikat e "parasë së lehtë" të bankave qendrore mendohet se ndikuan në shfaqjen e "flluskave spekulative" financiare të rrezikshme. Shumë ekspertë mendojnë se shkak i tyre janë mbajtja nga ana e bankave qendrore për një kohë të gjatë dhe në nivele të ulëta të normës bazë të interesit për paranë.
Pasojë e kësaj situate është shprehja e famshme se "bankat qendrore janë gjithmonë midis dy zjarreve kur është fjala për objektivat dhe pasojat e politikave të tyre monetare: të kontrollojnë rigorozisht inflacionin kundrejt rrezikut që të ndikojnë në nivelin e rritjes ekonomike, apo të mbështesin aktivitetin ekonomik kundrejt riskut të rritjes së inflacionit dhe mundësive të lindjes së flluskave spekulative financiare si pasojë e parasë së lirë". Në këtë pikë ka qëndrime të kundërta, por ajo që dominon është pozicioni se në periudha afatmesme e afatgjata "inflacioni i lartë dhe i pakontrolluar është më i rrezikshëm për një ekonomi kombëtare apo ndërkombëtare se sa thjesht ndihma e stimulimit të rritjes ekonomike nga ana e politikave monetare".
Në përgjigje të efekteve të globalizimit
Kriza aktuale botërore, që mbi të gjitha është një krizë financiare dhe çmimesh, dukuritë dhe efektet e globalizimit po nxjerrin në evidencë edhe domosdoshmërinë e përshtatjes së aktivitetit e fokusit të bankave qendrore me këtë realitet të ri. Teoria moderne ekonomike ka dhënë tashmë shumë kanale nëpërmjet të cilave globalizimi mund të influencojë në nivelin e çmimeve dhe inflacionit. Jean Claude Trichet, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, nënvizon tri drejtime në të cilat globalizimi ndikon në nivelin e çmimeve dhe inflacionin. Së pari "nëpërmjet ekspansionit të fuqisë punëtore disponibël në nivel botëror, sidomos mbas hapjes së tregjeve të punës së vendeve me zhvillim të shpejtë si Kina, India e Brazili dhe atyre ish-komuniste të bllokut sovjetik", duke ndikuar ndjeshëm në koston e punës; së dyti "duke modifikuar ekuilibrin e vendosur ndërmjet punës dhe kapitalit, si dhe çmimeve e kostove të prodhimit, pasojë e së cilës është rritja e konkurrencës dhe vështirësitë e vendeve të zhvilluara për të operuar me çmime të fiksuara për një kohë të gjatë" dhe së treti "duke ndryshuar shpejt nivelin e produktivitetit në sektorë dhe zona të ndryshme të botës, globalizimi influencon në një ristrukturim botëror të specializimit të prodhimit dhe ndarjes së punës në nivel global".
Pyetja që shtrohet në këto kushte është: Cili duhet të jetë roli i bankave qendrore në reduktimin e risqeve të stabilitetit financiar në kushtet e këtyre efekteve të globalizimit? Përgjigjja fillon nga pranimi i faktit se lidhjet e ndërsjella të shumëfishta të sistemeve financiare kanë krijuar tashmë një sistem financiar botëror, i cili funksionon si një sistem i vetëm.
Në këto kushte, ekspertët bankarë vlerësojnë se bankat qendrore mund ta garantojnë stabilitetin financiar nëpërmjet disa mënyrave. Së pari ato duhet t‘i zhvillojnë analizat e tyre të stabilitetit financiar jo duke i kufizuar në kufijtë nacionalë e rajonalë, por sipas një optike e perspektive botërore. Së dyti, globalizimi i sistemeve financiare kërkon një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet bankave qendrore të shteteve të ndryshme, sidomos në fushën e këmbimit të informacionit për vlerësimin e riskut dhe identifikimin e masave të përbashkëta që duhen ndërmarrë. Së treti, globalizimi kërkon nga bankat qendrore që të luajnë një rol të dorës së parë në përcaktimin dhe zbatimin e rregullave të survejimit financiar në nivel nacional e ndërkombëtar, duke i hapur rrugë një dialogu e kooperimi të gjerë në nivel botëror në këtë drejtim.