Nada: Jeta me Olsin jashtë shtëpisë
I frymëzon muzika, të kërcejnë, të ushtrohen dhe të bëjnë shaka. Arbri, në një moment rrëmbimi me muzikë regaton, nis edhe thërret sikur është në një disko të madhe dhe prezanton DJ-in që është Astriti. Ai thotë: DJ Estrit from Kllojka Village (të gjithë brohorasin).
Imagjinoni si mund të ishte!
S‘na e merrte mendja
Astriti i thotë Najadës se nuk ia merrte mendja se do të arrinte deri në fund. Najada i thotë të njëjtën gjë. Ajo i thotë se nuk ka shumë femra si puna e saj, ekstravagante dhe të lirshme (ka parasysh ajo) dhe kishte bindjen se njerëzit nuk do ta pëlqenin.
Edhe Astriti vetë e kishte këtë dyshim.
Për javën e ardhshme ata i thonë njëri-tjetrit se nuk e kanë fare haberin se kujt mund t‘i bjerë lapsi.
Për Jonidën
Astriti i thotë Najadës se mbrëmë në darkë ka biseduar me Olsin se Jonida po të kishte qenë që në fillim brenda do të kishte pasur mundësi të shkonte deri në finale. Astriti dhe Olsi kanë menduar se ajo ka cilësi që do ta kishin bërë të pranueshme jo vetëm për banorët, por edhe për publikun. Astriti mendon se Jonida është tip inteligjent dhe e qetë. Ai mendon se është më e mirë se të gjitha vajzat e reja që kanë hyrë në shtëpi. Por Najada mendon se ishte Ola ajo që do t‘i kishte dhënë energji ngjarjeve në shtëpi. Sipas saj, Ola ishte një person që duke i vënë në konflikt me njëri-tjetrin do t‘i përfshinte të gjithë dhe do t‘i vinte në lojë. Nëse nuk do të ishte nxehur atë mbrëmje me Ildën, Ola do të kishte vazhduar. Sipas Najadës, hyrja e të rinjve është në favorin e konfliktit, që sipas Najadës shkakton gjallëri edhe tension të nevojshëm brenda shtëpisë. Najada mendon se kur shkojnë të gjithë mirë, situata bëhet e mërzitshme.
Mërzitje
Najada thotë se tani ka arritur në një pikë që përton të flasë. Kurse Astriti kujton të hënën kur u nxeh për lojën e imitimeve, por u acarua në një mënyrë sa edhe vetë u çudit. Pastaj ai e mblodhi mendjen duke i thënë vetes se nuk duhet të mërzitet më.
Najada thotë se me ardhjen e të enjtes, quaje javën të mbaruar. Ata duket sikur mezi po presin të marrin vesh fundin.
Për Dorinën
Najada thotë për Dorinën se ajo ishte kontradiktore në sjellje edhe në atë që thoshte. Najada kujton mënyrën e rëndë të të ndenjurit, sipas Najadës si zonjë e madhe, kurse në mendime ajo ishte shumë e hedhur. Të njëjtën përshtypje Najada kishte edhe për Besën, duke kujtuar disa fjalë që Besa thoshte herë pas here.
Arbri dhe Jonida
Janë duke ngrënë Arbri, Jonida, Olsi dhe Poli. Flet vetëm Olsi, për gërricjen mes Jonidës dhe Arbrit, duke pyetur se si ka përfunduar puna. Asnjeri nuk përgjigjet, vetëm Poli qesh. Olsi vazhdon: "Po e paskeni kuptuar që jeni pole të kundërta dhe e keni lënë të mbeteni shokë? Nuk qenkeni të kënaqur? Arbri në rregull duket, se kështu e nisi e kështu do ta përfundojë, por Jonida s‘më duket shumë e kënaqur."
Arbri me Jonidën vazhdojnë të rrinë indiferentë edhe pse Arbri buzëqesh, kurse Jonida nuk lëviz asnjë muskul.
Najada, xheloze për Jonidën
Ndërsa janë shtrirë në bar, në kopsht, Najada i rrëfen Olsit se u bë xheloze kur ai po shihte Jonidën duke kërcyer. Ajo i thotë se nuk i tha gjë, pasi e ka zakon t‘i mbajë brenda kështu mendimesh. Olsi nuk e prish shumë terezinë, por i thotë se nuk po e shikonte. Najada këmbëngul që po e shikonte, por ai nuk duhet ta bëjë më këtë.
Si do të jetoj me Olsin
Najada me Astritin ndodhen të dy në kuzhinë ku flasin për karakteret e njerëzve. Astriti i thotë Najadës se ka dëshirë t‘i shohë bashkë me Olsin kaq të lidhur edhe jashtë. Por ai dyshon se duke parë se si ata zihen dhe acarohen me njëri-tjetrin brenda shtëpisë nuk e shtyjnë as dy javë jashtë saj. Por Najada nuk është e këtij mendimi, ajo thotë se brenda shtëpisë dashje pa dashje janë tërë ditën bashkë dhe mjafton një fjalë për t‘u acaruar, ndërsa jashtë duke qenë se edhe koha është më e limtuar, do takohen më rrallë. Najada i shpjegon Astritit se si do ta organizojë kohën kur të dalë jashtë duke i thënë që nuk do të qëndrojë tërë kohës me Olsin se ka edhe punët e veta. Teoria e Noçes është se dy njerëz duke ndenjur shumë bashkë, normalisht do ngacmohen. Najada është e mendimit se jashtë do t‘i përshtaten njëri-tjetrit, por Astriti dyshon për këtë, sidomos që Olsi do t‘i përshtatet Najadës. Sipas tij, njeriu nuk mund të përshtatet gjatë gjithë kohës. Megjithatë, Najada mendon se edhe komunikimi ka të bëjë shumë, ajo shton se nuk do të rrijë gjithë kohës pas Olsit se ka edhe shoqëri tjetër. Por Astriti qesh me mendimet e Noçes dhe shton se nuk do të jetë aq e thjeshtë sa thotë ajo. Ai i thotë se po të ishte në vend të Olsit nuk do të zgjatnin as dy ore të dy, por brenda shtëpisë janë të detyruar të përshtaten, Najada mundohet t‘i shpjegojë se në shoqëri është ndryshe. Ata flasin për shoqërinë dhe tradhtinë. Najada tregon disa nga arsyet për të cilat do të ndahej nga i dashuri si nga pija dhe tradhtia.