Fitore e Saakashvilit në mes të tensioneve
Rezultatet paraprake sugjerojnë se Presidenti Mikhail Saakashvili dhe partia e tij kanë fituar zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji. Saakashvili dhe partia që ai drejton ka marrë 63 për qind të votave, ndërsa opozita 14 për qind. Gjithsesi, kjo e fundit pretendon se ka pasur manipulime dhe ka paralajmëruar protesta. Zgjedhjet u zhvilluan në mes të frikës për trazira politike dhe tensioneve në rritje mes Gjeorgjisë dhe Rusisë. Reputacioni i qeverisë properëndimore të Saakashvilit, si pioniere e demokracisë në ish-Bashkimin Sovjetik, u dëmtua vitin e kaluar kur autoritetet ndaluan me forcë protestat e opozitës. Tani qeveria thotë se është kthyer në rrugën e demokracisë së stilit evropian dhe prosperitetit. Koalicioni i opozitës ka akuzuar më herët autoritetet se kanë keqpërdorur burimet shtetërore për të siguruar që partia e qeverisë së Saakashvilit të fitojë.