Bankat rrisin fitimet nga kursi, ekspertët dyshojnë për spekulime
Bankat në Shqipëri i kanë rritur ndjeshëm fitimet nga operacionet e kursit të këmbimit gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërkohë që një pjesë e operatorëve të tregut po binden gjithnjë e më shumë se luhatjet e forta në kursin e euros kundrejt lekut, të vërejtura shpesh gjatë këtyre muajve, janë ndoshta pasojë e spekulimeve në treg nga disa operatorë të fuqishëm.
Në pjesën e dytë të qershorit, euro u rrit deri në 133 lekë, por brenda pak ditësh ra në 128 lekë, për t‘u rritur sërish në rreth 129.5 lekë. Një luhatshmëri kaq e madhe është vërejtur shumë rrallë në tregun shqiptar, për shkak se numri i madh i operatorëve në tregun e këmbimit valutor sjell edhe zbutjen e ndryshimeve të forta. Shumë ekspertë dyshojnë se kjo luhatshmëri e fortë në fakt është shkaktuar nga veprime spekulante të operatorëve të fuqishëm.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e bankave nga operacionet e këmbimit valutor kanë zënë më pak se 5 për qind të të ardhurave totale gjatë viteve të fundit, por në tremujorin e parë të këtij viti ato zunë gati 12 për qind të të ardhurave.
Formalisht, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në tregun shqiptar ka pasur kërkesë të pazakontë të lartë për valutë, shkaktuar nga tërheqja e fitimeve të disa korporatave të rëndësishme. Por askush nuk është në gjendje të thotë se bankat blejnë valutë në treg për llogari të klientëve të vet, apo për arsye të tjera. Kjo gjë bëri që euro të rritej nga 123 lekë në 130 lekë brenda një muaji. Banka e Shqipërisë u detyrua të shpenzojë rreth 40 milionë euro nga rezerva valutore ndërkombëtare e vendit për të ndalur rënien e mëtejshme të lekut. Ekspertët thonë se në strukturën e të ardhurave të bankave, një zhvlerësim i lehtë i lekut sjell fitime më të mëdha, për shkak se bankat kanë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga kreditë në euro, ndërsa kanë shpenzime përgjithësisht në lekë.
Luhatjet e forta të kursit të këmbimit kanë acaruar sakaq nervat e shumë operatorëve të vegjël të tregut, të cilët detyrohen të zgjerojnë marzhin e fitimit që zbatojnë për të shmangur rreziqet nga ndryshimet e shpejta. Leku këtë vit ka pasur një ecuri jo të zakontë sezonale. Gjatë pesë viteve të fundit, leku është mbiçmuar apo nënçmuar me jo më shumë 3-4 lekë dhe rrallëherë doli nga fasha 121-124 lekë. Por këtë vit, luhatja prej pesë lekësh është bërë gjë e zakonshme.