E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat rrisin fitimet

Sipas të dhënave të pa audituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për katër muajt e parë të vitit rezultati financiar i bankave rezultoi pozitiv në vlerën e 3.4 miliardë lekëve, shifër kjo 2.3 herë më e lartë krahasuar me katërmujorin e një viti më parë. 

Pavarësisht një mjedisi ekonomik të vështirë, bankat po arrijnë fitime të kënaqshme dhe po vazhdojnë të kreditojnë ekonominë, ndonëse me një ritëm të moderuar. Në fund të Prillit, statistikat treguan për një rritje nominale vjetore pranë nivelit 10%. Rritja e ekonomisë nën potencialet e saj, padyshim shprehen ekspertët, ka dhënë efekte jo vetëm në një kreditim më të ngadaltë, por edhe në rritje të kredive me probleme.

Përqindja e kredive në vonesë, në fund të muajit Prill arriti në 20.6%, nga 20.1% që ishte një muaj më parë. Megjithatë, sistemi në tërësi po tregohet i aftë për t’u përgjigjur me forcim të kapitalit. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit, sipas të dhënave më të fundit, është përmirësuar në nivelin 15.9%, një pikë përqindjeje më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe katër pikë përqindjeje më shumë se minimum i detyrueshëm. /Start/

                                                                                             2012-06-10 09:24
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›