E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata tatimore takim me operatoret turistike

Administrata tatimore, po zhvillon një cikël takimesh informuese e prezantuese me operatorët turistikë në të gjithë vendin. 
Sipas drejtuesve tatimorë, “qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i Strategjisë së re të Përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore si dhe transmetimi i mesazhit se kemi të bëjmë me një administratë të thjeshtë, shërbyese dhe që mbledh tatimet në përputhje me programin e qeverisë shqiptare”. Tatimorët tregojnë se përkrahin të gjithë tatimpaguesit që vetëdeklarojnë në mënyrë korrekte detyrimet e tyre në përputhje me ligjin dhe lufton me ashpërsi të gjithë ata që përpiqen të shmangen, të deformojnë apo të mos deklarojnë detyrimet tatimore. Në takimin e Sarandës, morën pjesë 60 operatorë që zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik në këtë qytet. Si bizneset dhe tatimorët, kërkojnë më shumë bashkëpunim me pushtetin vendor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›