Durrës, drejt fundit terminali i ri udhëtarëve në port

Përfundimi i këtij terminali do të bëjë të mundur funksionimin e dy pikave hyrjeje- dalje, me mbi 30 sportele kontrolli dhe shërbimi, për autoveturat dhe kamionët.
“Kanë përfunduar të gjitha punimet në sheshin, me një sipërfaqe të përgjithshme 85 mijë metra katrore, ndërsa në godinën e terminalit, me sipërfaqe 5 mijë metër katrorë, janë instaluar kabinat e kontrollit kufitar dhe doganor, si dhe mjediset e akomodimit dhe shlodhjes për udhëtarët që preferojnë të vijnë në këmbë nga qyteti. Nga sheshi i stacionit hekurudhor, ata do të mbërrijnë në terminal përmes një ure të mbyllur, me gjerësi 3 metra, me një gjatësi 300 metra, ndërtimi i së cilës ka përfunduar tërësisht”, thotë drejtori i Autoritetit portual, Eduard Ndreu.
Në sheshin e trageteve do të funksionojnë dy pika hyrje- dalje, me të paktën 30 sportele kontrolli dhe shërbimi për autoveturat dhe kamjonët, ndërsa pjesa perëndimore e terminalit ,ka nisur të funksionojë në gusht të vitit 2010 dhe gjithçka pritet të marrë formën e plotë brenda pak ditësh. Punimet, e kryera nga firma shqiptare “Vega”, u ndërprenë dy vjet më parë, pas problemeve financiare të firmës sllovene, e cila më parë kishte marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të rëndësishme. Vetëm gjatë vitit 2011, me tragetet e linjave detare, udhëtuan nëpërmjet portit të Durrësit, afro 850 mijë udhëtarë. /Start/
2012-06-10 09:17