E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat spanjolle kanë nevojë për 40 miliardë euro

Bankat spanjolle kanë nevojë për të paktën 40 miliardë euro për ri-kapitalizimi, për t'i bërë ballë një përkeqësimi të mëtejshëm të ekonomisë, sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shifra prej 40 miliardë eurosh rezultoi nga testet e rezistencës kryer nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në bankat spanjolle, por një zyrtar i FMN-së theksoi në një konferencë shtypi që bankat kishin nevojë për më shumë ndihmë, për të siguruar ekzistencën e një sistemi mbrojtës të besueshëm për skenarët më të këqij, si ulja me katër për qind e rritjes ekonomike të Spanjës këtë vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›