E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bankers Petroleum", nxjerrje nafte edhe ne Kucove.

Kompania kanadeze, "Bankers Petroleum" do te nise shfrytezimin e naftes edhe ne zonen naftembajtese te Kucoves. Pas nje veprimtarie te suksesshme ne bllokun naftembajtes Patos-Marines, kompania ka bene ne zoterim 50 per qind te aksioneve te kompanise "Privatco", e cila kishte te drejten ekskluzive per te kerkuar nafte ne fushen naftembajtese te Kucoves. Ne kete zone mendohen te jene 490 milione fuci nafte. Marreveshja ndermjet "Bankers Petroleum" dhe "Privatco" pritet mbyllet ne shkurt te ketij viti. "Bankers Petroleum" ka marre me koncesion per 20 vjet basenin Patos-Marinze ka eksportuar 60% te prodhimit me nje cmim te larte. Rrija e eksportit te naftes shqiptare dhe cmimet me te larta kane ndihmuar kete kompani te perfitoje me shume gjate kesaj periudhe, duke rritur te ardhurat ne menyre te qendrueshme. Mberritja e pajisjeve te reja per nxjerrjen e naftes ka bere qe kompania te tejkaloje objektivat e vendosura per kete periudhe. Keshtu, nga 134 puse nafte qe ishin aktive, tani jane rreth 200 te tille, ndersa kompania po e shtrin nxjerrjen e naftes edhe ne zona te tjera naftembajtese te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›