E Shtunë, 31 Tetor 2026

TEC i Fierit jepet me koncesion

Termocentrali i Fierit jepet me koncesion per 1 euro. Garen e ka fituar konsorciumi grek Atermon s.a - Roder & Blackwell Consultig, i cili eshte shpallur fitues nga Ministria e Energjetikes per te ndertuar me koncesion te tipit BOT, TEC-in e Fierit ne kuader te nismes "Shqiperia 1 euro". Burimet zyrtare ne Ministrine e Energjetikes njoftuan se, rehabilitimi parashikon instalimin e nje fuqie deri ne 200 megavat, me nje prodhimtari vjetore deri ne 1,6 miliarde kilovat/ore.
Fuqia e instaluar ne TEC-in ekzistues te Fierit ka nje fuqi 159 megavat, prej te cilave 99 megavat me teknologji kineze, te vena ne pune ne vitin 1966 dhe 60 megavat teknologji ceke, vene ne pune ne vitin 1981. Aktualisht, te gjitha pajisjet dhe makinerite jane te amortizuara, duke shkaktuar nje ndotje te madhe ne mjedis dhe rehabilitimi i tij eshte konsideruar i domosdoshem jo vetem per plotesimin e nevojave te vendit me energji elektrike, por edhe per diversikifimin e burimeve te energjise. Per kete arsye TEC nuk arrin te prodhojme me shume se 47 megavat, cka do te thote se per shkak te amortizimit ai nuk prodhon as me 30 per qind te kapacitetit. Gara per dhenien me koncesion te tij eshte hapur me 5 shtator 2007 dhe ne te mori pjese vetem konsorciumi Atermon s.a - Roder & Blackwell Consultig, qe ishte edhe fituese e bonusit prej 8 per qind.
Vlera e investimit eshte parashikuar rreth 100 milione euro. Koha e instalimit dhe fillimit te prodhimit te energjise elektrike eshte llogaritur nente muaj nga data e hyrjes ne fuqi te kontrates. Per sa u takon ceshtjeve mjedisore, projekti i paraqitur nga firma garanton ndotje minimale brenda normave evropiane te detyrueshme per Shqiperine.
Komisioni i vleresimit te ofertave, pas perfundimit te shqyrtimit te dokumentacionit, pranoi oferten teknike te konsorciumit Atermon s.a - Roder & Blackwell Consultig dhe do kaloje ne procedurat e metejshme per negocimin e kontrates koncesionare dhe marreveshjen e blerjes se energjise.

Skeda e TEC

-TEC-i u ndertua ne periudhen 1966-1970
-Fuqia e instaluar 159 MW
-99 MW teknologji kineze, te vena ne pune ne vitin 1966 dhe
-60 MW teknologji ceke
-Kapaciteti aktual i prodhimit 47 MW ose 30%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›