E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e studenteve perplasin rektoret me MASH

Luljeta Ndoka
Duket se kerkesa per amendimin e Ligjit per Arsimin e Larte nuk do te mbeshtetet nga MASH. Ministri Pollo, i ndodhur dje ne Universitetin Bujqesor te Tiranes per konstituimin e senatit, la te kuptonte se Keshilli i Administrimit ishte nje organ qe duhej. "Keshilli i Administrimit eshte nje organ i ri, qe perbehet ne shumice nga universitare, por edhe me pjesemarrjen e pjeses tjeter te shoqerise", tha ministri Pollo, si reagim i terthorte ndaj kerkeses se rektoreve te rinj per ndryshimin e nenit qe flet per kete keshill.
Konstituimi i senateve te universiteteve te vendit eshte bere shoqeruar me disa kerkesa nga ana e rektoreve. "Te amendohet Ligji i Arsimit te Larte, ne menyre qe te saktesojme disa nene, qe kane te bejne me kontrollin e financave", kane kerkuar rektoret. Sipas tyre, nuk eshte e drejte dhe sipas parametrave evropiane kontrolli i ceshtjeve financiare nga Keshilli i Administrimit, nderkohe qe fare mire mund ta bejne drejtuesit e universiteteve nje gje te tille. Ne kete menyre, ata kane kerkuar pavaresi financiare, qe do te thote, "autoriteti mbikeqyres te jete rektori". Kerkesa e rektoreve rikthen edhe nje here debatin e madh mbi nenin, qe flet per administrimin e parave, qe vijne nga studentet.
Cenim i autonomise se universiteteve, ka qene pika kryesore qe ka shkaktuar debate te medha ne Ligjin e Arsimit te Larte. Te filluar qe ne kohen kur projektligji po "ngjizej", ato jane rikthyer serish. Sa i takon ceshtjeve ekonomike te universiteteve, ish-rektoret propozuan gjate vitit te kaluar qe te zgjedhin nje kancelar dhe jo te kontrollohen nga Keshilli Administrativ. Sipas tyre, Keshilli i Administrimit nuk mund te marre te tilla kompetenca, qe te mbaje pergjegjesi edhe per personelin dhe per te gjitha nivelet e universitetit. Po gjate dites se djeshme, ministri i Arsimit mori pjese ne konstituimin e senatit te Universitetit Bujqesor te Tiranes. Pasi permendi disa nga sfidat e ketij universiteti dhe ne pergjithesi per te gjithe IAL-te, si sigurimi i cilesise, gershetimi i kerkimit shkencor me mesimdhenien etj., ministri shprehu angazhimin e MASH per bashkepunim te ngushte me kete universitet per zbatimin e Ligjit per Arsimin e Larte dhe Strategjise Kombetare te Arsimit te Larte (SKALA).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›