Bankieri pirat perfiton 500 000 euro

VLOR/ Policia e Vlores ka arrestuar Gentian dhe Fatjon Hoxhen. Specialisti i kredise ka abuzuar me detyren
Parate e dhena ne forme kredie nje shoqerie ne Vlore jane bere duke falsifikuar dokumentet
VLOR - Detyra prane nje banke jo vetem e ka ndihmuar te kete ne dore shuma te konsiderueshme por edhe ti administroje ato. Investimi ne nje shoqeri por edhe shtrirja ne disa biznese private eshte pare si menyre fitimi nga nje punonjes i bankes i cili e ka pare kete te fundit edhe si nje mjet per te perfituar financimin. Ende policia po punon per te verifikuar mekanizmin nderkohe qe nga hetimet e para punonjesi i bankes mesohet te kete ndryshuar te dhena prane institucionit ku punonte me qellim perfitimi.
Gjithcka eshte dekospiruar cka ka ndihmuar policine te realizoje operacionin per kapjen e punonjesit e bashke me te edhe nje tjeter person te perfshire regjistruar si administratori i nje shoqerie te krijuar se fundmi ne Vlore.
Bankieri pirat eshte koduar operacioni i realizuar pasditen e djeshme nga ana e Sektorit Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut ne bashkepunim me Njesine e perbashket hetimore task force ne prokurorine e Vlores. Gentian Hoxha 35 vjec specialist kredie prane nje banke ne Vlore se bashku me Fatjon Hoxhen administrator i shoqerise Adion sh.p.k ne Vlore jane vene ne pranga ku akuzat qe jane formuluar ndaj tyre jane falsifikim i dokumenteve vjedhje duke shperdoruar detyren nderhyrje ne te dhenat kompjuterike pastrim i produkteve te vepres penale te kryera keto ne kushtet e bashkepunimit.
Sipas policise se Vlores nga hetimet paraprake ka rezultuar se Gentian Hoxha me detyren specialist kredie prane deges se bankes duke shperdoruar detyren dhe duke falsifikuar nje sere dokumentesh ka arritur te perfitoje nje sasi te konsiderueshme parash. Ende nuk behet me dije sasia e parave ku burimet flasin per shuma mbi 500 000 euro por ende banka nuk ka bere percaktimin e sakte.
Sasine e parave te perfituara nga ky aktivitet i kunderligjshem Gentian Hoxha ne bashkepunim me shtetasin Fatjon Hoxha i kane investuar ne shoqerine Adion sh.p.k shoqeri kjo e regjistruar prane deges se Tatim-Taksave Vlore ne emer te shtetasit Fatjon Hoxha i cili eshte administrator i kesaj shoqerie.
Sipas policise kjo shoqeri keto para i ka investuar ne marrjen me qira dhe ngritjen e disa bizneseve private ne qytetin e Vlores. Aktualisht dosja i ka kaluar prokurorise se Vlores.
Prokuroria e Vlores ishte e rezervuar ne dhenien e detajeve ku burimet bejne me dije qe kane qene thjesht mbeshtetese te veprimeve te policise. Po te rezervuar jane edhe burimet nga kjo e fundit. Fakti qe nuk behet fjale per nje vjedhje te thjeshte por per nje mekanizem perfitimi inteligjent ne nje institucion bankar i ka dhene perparesi thellimit te hetimeve. Ne oret e pasdites ne banke kane qene specialiste te policise e drejtues te saj nderkohe fakti qe banka ka klientet e saj ka bere edhe me te rezervuara dhenien e detajeve.