Akuzat e partnerit te Damir Fazllicit per Sanader
Ne 23 nentorin e shkuar anetare te Zyres kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar
te Kroacise USKOK hyne ne zyrat e partise kroate ne pushtet HDZ per kontrollin e llogarive dhe kontabilitetit. Partia qe drejtohej deri pak kohe me pare nga ish-kryeministri Ivo Sanader e aktualisht nga pasardhesja Jadranka Kosor dyshohej per korrupsion me fondet shteterore. Sipas gazetes kroate Jutarnji List hetuesit e USKOK biseduan me shefat partiake dhe me te punesuarit ne HDZ por nuk u gjet asnje gje kompromentuese. Dy dite me pare ndodhi ajo qe pritej Ish-kryeministri i Kroacise Ivo Sanader u arrestua ne Austri. Me ane te telfonit kishte thene se po shkonte ne Londer por po i drejtohej aeroportit te Mynihut ne Jug te Gjermanise me synimin per te shkuar ne Uashington por SHBA-te kishin urdheruar anulimin e vizes se tij. Pas pamundesise per te fluturuar nga aeroporti i Mynihut gjate kthimit ne afersi te Salzburgut Austri u arrestua dhe I eshte caktuar paraburgimi ekstradues prej 14 diteve ndersa mediat kroate shkruajne se ai nuk ka kerkuar avokat. Radio dhe televizioni austriak ORF njoftoi se Sanaderi nuk ka shtetesi austriake sic spekulohej. Ne nje reportazh me titull Nga ylli politik deri te rasti per drejtesi ORF konkludoi se ish-kryeministri kroat karrieren e tij e kishte filluar me studime ne Austri kurse e perfundon me arrestimin e jo deshirueshem gjithashtu ne rruget e Austrise. A eshte ky sinjali i pare per luften antikorrupsion dhe mafien qe ka kapur shtetin ne Kroaci Ne nje fletushke te tipit Wanted mediat kroate kane mbledhur personazhet me te rendesishme te politikes dhe te krimit ne Kroaci nga ishpresidenti Mesic ish-kryeministri Sanader te akuzuar per krime si Hrvoje Petrac dhe Ante Gotovina. Poshte tyre titulli NJ FAMILJE. Ne sallen e gjyqit dy prej te akuzuarve per krime Petrac dhe Zagorec do te deklaronin se do shtet ka mafian e tij por vetem ne Kroaci mafia ka vendin e saj. Dhe keshtu edhe Sanader. Hrvoje Petrac ishte nje biznesmen i shquar nga koha e ish-presidentit Tuxhman Zagorec ishte ish-shefi i kabinetit te Tuxhmanit. Mediat kroate pyesnin HDZ eshte organizate mafioze. Figura si Sanader Pashalic Kosor Zagorec Petrac Glavash etj te gjithe te implikuar ne skandalin e bankes Hypo krijojne idene e organizates mafioze me infrastructure kriminale qe HDZ i kontrollon prej 20 vitesh nje organizim mafioz ku eshte nje krijuar nje oligarki e enorme politike ekonomike financiare bankare dhe e elites kriminale te Kroacise. Akuzat Pak vite me pare biznesmeni kroat Hrvoje Petrac ndersa ishte ne burg niste nje pako me dokumente ne adrese te botuesit te gazetes se perjavshme kroate Nacional Ivo Pukanic i cili u vra barbarisht ne tetor 2008 kur po dilte nga selia e gazetes. Petrac ishte denuar ne vitin 2003 ne mungese me gjashte vjet burg per rrembimin e djalit 16-vjecar te gjeneralit Vladimir Zagorec nje figure kyce ne Kroaci me te cilin lidheshin blerjet e armeve. Ai do te arrestohej per te vuajtur denimin ne atdhe. Letra e Petrac zbulonte lidhjet mes krimit te organizuar nje pjese te medias dhe krereve te
shtetit. Dokumentet u moren edhe nga e perjavshmja Globus dhe gazetaret kroate
thane Ky eshte Watergate duke bere paralelizmin me skandalin e presidentit Nikson ne SHBA dhe sugjeruan qe dokumentet te dergoheshin ne te gjitha mediat vendase. Zyrtaret kroate fshiheshin pas emrave te koduar si bie fjala presidenti Stjepan Mesic zedhenesi I qeverise Ratko Macek dhe kryeministri Ivo Sanader. Mesic kishte emrin Kaktus Sanader nofken Bosi dhe Macek shoferi i Mercedesit te ri te Euroline. Petrac deklaronte se kryeministri Sanader dhe ish-ministri i jashtem Miomir Zuzul kishin marre ryshfet prej kompanise Brodosplit. Fazllic Nuk mund te mungoje emri i Damir Fazlic I cili eshte publikisht miku serbo-boshnjak I kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha. Pas vitit 2005 eshte bleres i disa kompanive fantazma qe kane prodhuar rreth 50 milione euro te publikuara dhe qe bashke me firmen Rudnap te Lazarevicit ka importuar energji te shtrenjte per Shqiperine. Ne tetor 2008 qeveria Berisha e mbrojti publikisht sekserin per te cilin Prokuroria e Pergjithshme kerkoi te nise hetime per bizneset ne Shqiperi per te cilat sipas tatim-taksave nuk kishte derdhur asnje
lek. Serbo-boshnjaku Damir Fazllic ka patur akuza nga drejtesia serbe per falsifikim identiteti gjate aktivitetit te tij si konsulent financiar si pronar i shoqerise fantazme European Finance. Ne Bosnje Fazllic prezantohej si perfaqesues i koorporates Capital Investment Management dhe emri i tij ishte I lidhur ngushe me afaristin kroat Hrvoje Petrac i cili nga ana e tij kishte patur biznese me gjeneralin e luftes Ante Gotovina. Ne Kroaci Damir Fazllic njihet si keshilltar i kryeministrit shqiptar Sali Berisha partner biznesi me Petrac. I lindur ne Vishegrad Serbi nip I Stanishic ish-drejtorit famekeq te Sigurimit ne kohen e Millosheviqit ne vitet 2000 eshte lidhur me politikanet e rangut me te larte ne rajon. Ne Kroaci Fazllic u lidh me Hrvoje Petrac. Mediat kroate njoftonin se Fazlic dhe Alice Petrac bashkeshortja e Hrvojes ne 2004 ndersa Petrac ishte ne arrati themeluan nje kompani te perbashket per import dhe eksport me seli ne Sarajeve. Sipas Nezavisimaja gazeta Fazllic si banor i Republikes se Serbise i cili ka bashkepunuar me serbet kroatet boshnjaket dhe shqiptaret tregon se krimi ne Ballkan nuk pyet per fene dhe gjuhen.
Sanader dyshohet per keqperdorim te detyres dhe kompetencave zyrtare me crast gjate qeverisje se tij ai ka terhequr shuma te medha parash nga ndermarrjet shteterore dhe ministrite nepermjet nje agjencie te marketingut Fimi-media. Ai gjithashtu akuzohet edhe per marreveshjet e paligjshme midis Elektroekonomise se Kroacise dhe nje kompanie private Dioki. Por ka dyshime te shumta se ish-kryeministri eshte perfshire edhe ne skandalin me banken Hypo Group. Pak kohe me pare gazeta londineze The Economist botoi nje artikull te detajuar per Hypo Group te titulluar Banka austriake ne qender te skandalit ne rritje. Sipas gazetes nje rritje aq te habitshme Hypo e perjetoi gjate viteve 90 fale lidhjeve te aferta me djathtistet austriake te Jorg Haiderit dhe me pushtetin kroat. Gazeta kujton se banka udhehiqej nga ish-shefi i arrestuar i Grupit Wolfgang Kulterer dhe mik I tij dhe i Haider ishte edhe ish-kryeministri kroat Ivo Sanader I cili papritmas dha doreheqje vjet nga posti I kryeministrit. Qe nga ai moment nuk pushojne spekulimet rreth raporteve te Sanader me Hypo Bank pohon gazeta duke shtuar se kohe me pare Sanader megjithate mohoi te kete cfaredo lidhje me kete afere. Hypo Bank ne fakt u ngrit fale parave kroate citonte The Economist fjalet e Peter Pilz nje perfaqesues ky i Partise se Gjelber ne Parlamentin e Austrise. Rritja e bankes gjate viteve 90 mund ti dedikohet kontakteve qe Haider kishte ne Kroaci. Gjate lufterave ne ish- Jugosllavi parate e qeverise dhe te diaspores kroate kalonin neper ate banke dhe me to pastaj blihej armatim. Fitimet nga keto para me vone riinvestoheshin ne Kroaci me ndihmen e lites politike kroate sqaronte The Economist.
Agjencite e lajmeve njoftojne se dje pasdite eshte arrestuar ne Salzburg te Austrise ish- kryeministri i Kroacise Ivo Sanader.
Ai akuzohet prej autoriteteve kroate per perzierje ne korrupsion dhe shperdorim te postit te kryeministrit. Sanader dyshohet te jete implikuar ne nxjerrjen ilegale te parave prej disa sipermarrjeve dhe ne nje biznes te paligjshem ne punen e sistemit te rrjetit elektrik.
Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader qe kerkohej ne lidhje me nje hetim per korrupsion eshte arrestuar te premten nga policia ne Austri. Z. Sanader u largua nga Kroacia te enjten pak kohe para se parlamenti ti hiqte imunitetin per tia vene ne dispozicion hetuesve. Hetuesit duan ta marrin ne pyetje zotin Sanader qe tani eshte deputet ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij per korrupsion.
Sanader tentoi te shpetonte duke u larguar nga vendi dhe kaloi fillimisht ne Slloveni e me pas ne Austri por policia austriake e ndaloi Sanaderin ne nje autostrade ne perendim te vendit. Sanader deklaroi pas arrestimit se akuzat ndaj tij jane te motivuara politikisht.
Vitin e kaluar ne mesin e mandatit si kryeminister ai dha doreheqjen ne menyre te papritur. Ne janar Sanader u perjashtua nga partia ne pushtet Bashkimi Kristian-Demokrat.
Zyra e Prokurorit te Shtetit ka nisur pergatitjen per nje ekstradimin te shpejte te ish-kryeministrit te arratisur te kerkuar nga drejtesia kroate pas akuzave per korrupsion. Sanader eshte arrestuar diten e sotme ne oren 1550 - konfirmoi dje Ministria e Brendshme e Kroacise.
Policia kroate ka marre njoftimin per ndalimin e Sanader diten e sotme ne autostraden St.Michael ne qytetin e Salzburgut. Presim te fillojme procedurat e ekstradimit te Ivo Sanader pasi ndaj tij ka pasur nje urdher arresti nderkombetar - u pergjigjen zyrtaret austriake ne nje deklarate per shtyp.
Ivo Sanader ish-kryeministri i Kroacise tani eshte deputet ne Sabor Kuvendi i Kroacise. Nje gjykate ka dhene masen e arrestit nje muaj burg deri ne paraqitjen zyrtare te akuzes per korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Urdher-arresti per Sanader pasoi arrestimin e drejtorit te doganave
Ish-kryeministri Sanader e ka nisur karrieren e tij politike ne fillim te viteve 90 dhe ka drejtuar vendin nga 2003 ne 2009 vit kur dha ne menyre te papritur e te habitshme doreheqjen pa asnje motiv zyrtar apo shpjegim publik.
6 muaj pas doreheqjes u perjashtua edhe nga partia e vet. Ai njihet si kryeministri qe anetaresoi Kroacine ne NATO ne te njejten kohe me Shqiperine dhe qe po conte Kroacine drejt anetaresimit ne BE ne 2012. Por kartevizita e tij politike me sa duket nuk i ka impresionuar fort prokuroret kroate. Nje muaj me pare hetuesit kroate arrestuan ish-drejtorin e doganave dhe ne median kroate flitet se eshte pikerisht deshmia e kryedoganierit qe ka fundosur Sanaderin duke e cuar ate ne pranga.
Revista kroate Globus zbulon arsyet e takimit Berisha-Sanader ne Zagreb ne shkurt 2009
Sanader njeriu qe ushqente endrren atomike te Berishes
Sanader eshte me sa duket edhe personi qe ushqen endrrat atomike te kryeministrit te Shqiperise.
Ne shkurt te vitit 2009 Sali Berisha ka qene ne Zagreb. Revista prestigjioze kroate Globus ne nje nga shkrimet e asaj kohe zbulon qellimin e vizites se kryeministrit shqiptar ne kryeqytetin kroat dhe takimin e tij me Sanaderin sot te arrestuar per korrupsion.
Revista thote se kryeministri shqiptar i ka propozuar kryeministrit kroat Sanader ndertimin e perbashket te centralit nuklear ne rrjedhen e lumit Buna ne rrethinen e Shkodres.
Revista thote se Berisha i ka ofruar kroateve territorin dhe kerkoi prej tyre ekspertet te cilet ne fund te viteve 70 kane ndertuar ne Kroaci centralin atomik ne Krshko.
Ne artikullin e revistes eksperti i centraleve nukleare Hrvoje Sharinic duke komentuar kete propozim thote se eshte mire qe Kroacia te kete sa me shume energji te tille e cila te prodhohet sa me larg vendit dhe per kete arsye sipas tij nisma shqiptare eshte e mire.
Ndersa ish-kryeministri kroat shprehet ne artikull i habitur nga Shqiperia e cila pas bisedimeve te deshtuara me Italine i eshte drejtuar pikerisht Kroacise por kjo deshmon se ndertimi i centraleve atomike varet nga faktori politik - tha ai.
Revista konfirmon gjithashtu ne te njejtin artikull qe ka zene kopertinen e atij numri sic shikohet edhe ne foto se zv.kryeministri kroat pergjegjes per ekonomine Damir Polancec ne fund te muajit mars do te vizitoje zyrtarisht Shqiperine ku do ridiskutoje per propozimin shqiptar.
Revista kroate thekson gjithashtu se per momentin realizimi i ketij projekti duket i veshtire pasi Mali i Zi dhe Bosnja ende nuk kane lejen per kalimin e linjes se transmetimit te energjise neper territoret e tyre.
Sipas revistes ideja ka hasur edhe ne kontestimin e Greqise dhe Iranit duke thene se nese Perendimi i lejon qofte edhe Shqiperise ndertimin e centraleve berthamore atehere kjo do te ishte nje politike e standardeve te dyfishta.