Stuhia rrezikon thyerjen e argjinatures se Torovices

Cunami shkaterron gjysmen e gjeresise se pendit qe mbron Lezhen nga permbytja
Me permiresimin e kushteve atmosferike dhe nderhyrjet e bera ne argjinaturen e Torovices ishte menduar se kapercimi i rrezikut te carjes se argjinatures kishte kaluar duke frenuar keshtu nje permbytje te mundshme te Lezhes dhe me gjere.
Nderkohe te enjten para mesnate nje stuhi ka demtuar argjinaturen. Prefekti i Lezhes Pal Dajci tha se dallget dhe era e forte ishin si nje cunam per kete argjinature pasi e kane gerryer ate ne tre metra gjeresi nga 6 metra qe eshte. Sapo eshte marre njoftimi nga policia e Lezhes e cila prej 9 ditesh ruan argjinaturen jane angazhuar te gjitha forcat per te evituar rrezikun e thyerjes se
argjinatures.
30 minuta stuhi kane demtuar argjinaturen ne 500 metra linear ne pjesen jugore te saj. Nese stuhia do te kishte vazhduar edhe 20 minuta te tjera argjinatura do te ishte care dhe permbytjet do te ishin te paparashikueshme.
Sipas Drejtorit te Bordit te Kullimit Luigj Frangaj kjo argjinature ka rendesine e nje dige dhe po mban mbi shpatulla afro 200 milione meter kub uje. Vetem hartimi dhe zbatimi i nje projekti te detajuar do te garantonte 100 siguri qe Lezha te mos permbytet.
Niveli i ujit nga kuotat pik te diteve te meparshme ka rene vetem 70 cm ndersa nga mengjesi i se enjtes dhe deri te premten pasdite nuk ka renie te nivelit.