E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e fshatit të Bodes: Gaboi me gjobat për kazanët e rakisë

Avdyli, bashkëfshatar i Bodes, tregon për Panorama shtëpitë e rrënuara në Rakickë

Bashkëfshatarët: Bode gaboi.

Në Rakickë, udhëtim në vendlindjen e ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Banorët kundër gjobës për kazanët e rakisë e akcizës.

Banorët e fshatit Rakickë dalin kundër bashkëfshatarit të tyre, ministrit të Financave, Ridvan Bode, lidhur me ligjin e gjobave për kazanët e rakisë. Një ditë pas botimit të lajmit në gazetën Panorama, ata janë shprehur të pakënaqur për taksën që do tu vihet fshatarëve, po aq sa edhe fabrikave, në rast se prodhojnë mbi 100 litra raki në shtëpi. Bashkëfshatarët kanë kundërshtuar hapur ligjin e ri të Financave, duke theksuar se një iniciativë e tillë do ti çonte ata drejt falimentimit të sigurt.
Për të shkuar në vendlindjen e ministrit të Financave, duke u nisur nga Korça, janë dhjetëra kilometra larg. Rakicka është fshati i fundit i komunës së thellë Progër, por jo më i humburi. Në fakt, ai gjendet kollaj nëpërmjet një tabele që të orienton në rrugën kryesore Korçë-Bilisht dhe më pas, mjafton që të ndjekësh asfaltin e ri duke marrë daljen majtas. Në rast se rruga mbaron, atëherë je fiks në Rakickë. Një fshat me shumë shtëpi, por pjesa më e madhe janë të shembura ose gjysmë të shembura. Në gjendje normale janë vetëm 25 ndërtesa, ku jetojnë rreth 100 banorë. Një numër shumë i ulët popullsie, por që u është çuar në derë rruga që ka kushtuar miliona lekë. Megjithatë, duket se ajo nuk e ka ndryshuar shumë jetën e banorëve. Abdyli, pronari i lokalit të vetëm aty në fshat, thotë se rrallë i shkojnë njerëz. Vetëm sa e mbaj hapur dhe pi kafen vetë. Rrallë vjen njeri. E para, sepse këtu ka shumë pak banorë. Dhe e dyta, edhe këta që janë, nuk është se kanë para për të shpenzuar. Unë kam qenë në Greqi për shumë vite dhe lashë gjithçka atje për të investuar këtu. Tani as nuk kthehem dot pas, por as nuk po eci para. Kam ngecur këtu, thotë ai. Si Avdyli janë edhe banorët e tjerë, veçse… edhe më keq se ai. Sidomos dje. Pas lajmit se bashkëfshatari i tyre që është ministër Financash në Tiranë, ka propozuar një ligj për të vënë gjoba mbi prodhimin tradicional të rakisë. Bode të kontrollojë alkoolin që i hyn e del pa doganë, siç ua do qejfi kontrabandistëve. Nuk po i rrënohet shteti me raki të bërë vetë, nëpër kazanët tanë. Iu këndua neni edhe rakisë, tha dje E. Ciko, njëri prej bashkëfshatarëve të Bodes, duke e quajtur krejtësisht të gabuar

Ministri Ridvan Bode

projektligjin e Financave. Ai u mbështet edhe nga banorët e tjerë, njëri prej të cilëve u shpreh: Unë jam i mbaruar po të paguaj taksë. Nuk është normale me këtë krizë që ka ardhur tani. Nuk është njësoj si të paguash taksa si individ, si fshatar dhe të paguash taksa si biznes. Ne jemi të falimentuar. Për mua është vendim i gabuar, që do të na varfërojë deri në ekstrem. Këtij mendimi i është bashkangjitur edhe komshiu i ministrit të Financave, aty ku ka shtëpinë në Rakickë. Duke theksuar se projektligji i ri është i tepërt dhe nuk sjell zhvillim, por falimentim, fqinji i ministrit u tregua skeptik edhe ndaj gjobave. Ai do të vendosë gjoba? Ridvani eee, ja ku e kam ja…, tha me ironi dhe skepticizëm ai, teksa tregonte me dorë dyert e shtëpisë së tij, përballë me vilën e Bodes. Një ditë më parë, gazeta Panorama publikoi nenet e habitshme, të firmosura nga ministri i Financave, Bode. Në ligjin e ri Për akcizat, të gjitha familjet që prodhojnë raki në shtëpitë e tyre janë të detyruara të bëjnë regjistrimin fiskal të kazanëve apo lambikëve të rakisë. Kazanët e rakisë do të kenë numër shasie ose një dokument tjetër që certifikon regjistrimin e tyre në organet fiskale. Në të kundërt, ligji parashikon jo pak, por 200 mijë lekë gjobë.

Penalitetet
Nëse nuk prodhoni raki, por në shtëpi keni një kazan distilimi për pijet alkoolike dhe këto nuk i keni të regjistruara, do të përballeni me gjoba të majme. Në rast se në çastin e konstatimit gjenden vetëm pajisje ose pjesë të tyre të padeklaruara dhe të paverifikuara pa praninë e lëndëve të para, shkelësi dënohet me gjobë në shumën 200 mijë lekë. Përdorimi i paautorizuar i kazanëve për distilim, qoftë dhe për përdorim vetjak, dënohet me gjobë në shumën 200 mijë lekë, thuhet në projektligjin e Financave.

Kontrollet
Pas hyrjes në fuqi të ligjit të Bodes, organet doganore mund të kontrollojnë shtëpitë e qytetarëve dhe të kërkojnë certifikatën e regjistrimit të kazanëve të rakisë. Ndryshe nga taksimi i prodhimit, i cili është i pavlerë për prodhimin për konsum vetjak, regjistrimi i kazanit të rakisë është detyrim ligjor. Të gjitha kontrollet dhe procedurat do të kryhen në terren nga administrata doganore, e cila do të jetë në vazhdim edhe administruesja e vetme për akcizën, pasi deri më tani kjo taksë vilej pjesërisht nga Doganat dhe pjesërisht nga Tatimet.

Rakia në shtëpi, akcizë si në fabrikë
Rakia do të taksohet me akcizë. Kush prodhon 101 litra raki në shtëpinë e tij, do të duhet që të paguajë akcizë. Ministri i Financave është kujdesur që në projektligjin Për akcizat të përfshijë edhe limitet se sa raki duhet të prodhojnë individët pa iu taksuar dhe ku fillon taksimi. Çdo litër mbi 100-shen individëve do tu kushtojë ca para më shumë, që do të shkojnë në buxhet, edhe pse qëllimi final i prodhimit mund të mos jetë shitja. Nuk i nënshtrohet akcizës rakia e prodhuar nga individët privatë dhe e konsumuar nga vetë prodhuesit, nga familjarët dhe miqtë e tyre, me kusht që mos jetë objekt i asnjë veprimtarie shitjeje dhe sasia e prodhimit mos të jetë më e madhe se 100 litra në vit. Për rakinë paguhet akcizë me tarifë bazuar në hektolitrin anhidër të produktit në temperaturën 20 gradë celsius, përcaktohet në nenin 66 të projektligjit.

Dekreti në 1970: Rakickë, fshati me vendim të Haxhi Lleshit
Fshati Rakickë është krijuar zyrtarisht në vitin 1970, me një dekret të firmosur nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë. Në dekretin me nr.4689, datë 4.5.1970, në mbështetje të nenit 7 të ligjit nr. 4352, datë 23.12.1967 Mbi këshillat popullore, Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë,
VENDOSI: Të krijohet fshati i bashkuar Rakickë me fshatrat: Rakickë dhe Shuec. Në atë kohë, ky fshat iu bashkua Korçës, ndërsa me ndarjen e re administrative pas viteve 90, Rakicka i takon Bashkisë së Devollit dhe shfaqet si fshat i komunës Progër.

Kjo është vila luksoze e nipit tim, Ridvan Bode

Flet Florenca Bode, nusja e xhaxhait të ministrit Bode
Zbulohet shtëpia në Rakickë e ministrit të Financave. Mure prej guri dhe pllaka mermeri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›