E Diel, 1 Nëntor 2026

Bill Klinton: Do vazhdoj të ndihmoj Kosovën në sfidat që e presin

13-04-2012 / Gazeta 55

Gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri i Kosovёs, Hashim Thaçi ka takuar ish-presidentin e Shteteve tё Bashkuara, Bill Klinton. Sipas njoftimit të bërë publik nga Kryeministria, Thaçi, nё emёr tё qytetarёve tё Kosovёs dhe Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs, ka falёnderuar presidentin Klinton pёr rolin e tij vendimtar pёr lirinё dhe pavarёsinё e Kosovёs. Klinton ka thënë se ndjehet krenar qё “nё momentin e duhur ka marrё vendimet e duhura pёr t’i dhёnё fund luftёs nё Bosnjё dhe nё Kosovё”. Ish-kreu i shtetit amerikan ka thënë se do tё vazhdojё tё mbajё fokusin e tij nё zhvillimet nё Kosovё dhe se do tё japë ndihmёn e tij nё adresimin e sfidave qё e presin Kosovёn.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›