Arvizu: Përplasjet në Kuvend, të nxitura nga fryma e mosbesimit

Një ditë pas përplasjeve mazhorancë-opozitë në Kuvend, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se një situatë e tillë vjen nga mungesa e besimit mes palëve. Sipas tij, kjo sjellje është dëmi më i madh për vendin, ndërsa i bëri thirrje palëve që të gjejnë rrugët e bashkëpunimit se kur duan arrijnë të bëjnë këtë. “Mendova që, mënyra se si u mbulua pozicioni vakant që kishte lënë zonja Seseri ishte më e mirë se sa mënyra se si u mbulua pozicioni bosh për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ajo që dua të them është se ka një boshllëk sa i takon të besuarit mes dy palëve politike. Kjo gjë është përgjegjësi për sa i përket krizës ekonomike që po zhvillohet. Në fakt kjo ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në paaftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Evropian. Palët janë të afta të bëjnë marrëveshje që të arrijnë në marrëveshje. Politika duhet ta pranojë mbështetjen e ndërkombëtarëve, si ODIHR-i, Komisoni i Venecias, ndoshta si një mënyrë të vogël se do të mund të vazhdojnë të ndërtojnë besimin mes palëve”- u shpreh ambasadori Arvizu. Ambasadori i SHBA-së i bëri këto komente sot nga Elbasani ku zhvilloi një vizitë në këtë qytet.
...