Siri, regjimi i Asad nis armëpushimin, Anan: Është respektuar
Dje, në orën 06:00, të mëngjesit skadoi afati i vendosur nga OKB që Siria të ndalte dhunën ndaj civilëve. Sipas mediave, kjo nuk është respektuar, sepse pak pasi afati kishte kaluar, një civil humbi jetën në Homs, duke shënuar kështu shkeljen e armëpushimit. Por, ndërmjetësi Kofi Anan, i deleguar nga OKB dhe Liga Arabe, tha se armëpushimi është respektuar. Një orë pas skadimit të ultimatumit, situata është e qetë në të gjitha rajonet, konfirmoi kreu i Organizatës siriane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Rami Abdel Rahman, për agjencinë AFP. Gjakderdhja në Siri ka zgjatur për më se 13 muaj. Në këtë periudhë kanë humbur jetën rreth 9000 persona.