Banorët: Punimet na ndërprenë linjat telefonike
Sipas një prej këtyre banorëve punëtorët kanë gërmuar pa kriter e në mënyrë tejet të pakujdesshme dhe për këtë shkak janë ndërprerë lidhjet e telefonit. Kur kam shkuar ti them një prej punëtorëve që merreni shefin që drejton punimet se na është ndërprerë lidhja e telefonit, ai më ka thënë që në sjemi punëtorët e Bashkisë së Tiranës por jemi të një prej miqve të tij i cili ka marrë tenderin për ndërtimin e rrugëve ka thënë dje për gazetën SOT Ylli Kore. Sipas tij ja përse edhe vendimi ishte vetëm një letër dorë dhe asgjë më tepër. Ndër të tjera Kore ka thënë se interesat e rrugës, lidhen ngushtë me interesat e miqve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe gjithçka tjetër bie në kurriz të banorëve të cilët kanë një jetë të tërë që i janë kushtuar bizneseve e shtëpive në këtë aks rrugor. Kore deklaroi përpos të tjerave se kjo gjë ky veprim që kryetari i Bashkisë po ndërmerr në kurriz të qytetarëve është vetëm një vandalizëm i rradhës dhe asgjë më tepër ashtu siç po hap edhe sheshin e Tiranës, Rama do të fusi Fadromat edhe në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Sipas tij shembjet që po kryhen në aksin ku mendohet se do të ndërtohet rruga për unazën e madhe është vetëm një gënjeshtër e rradhës. Shtrirja e unazës së madhe është në një rreze mjaft të madhe, edhe numri i objekteve do të jetë relativisht i madh. Projekti gjigant i cili do të kushtojë rreth 1,5 miliardë lekë, çka do të thotë sipas deklaratave të dala nga dyert e bashkisë së Tiranës se nuk mund të pengohet nga një numër sado i madh ndërtesash. Megjithatë, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë do të jetë institucioni që më në fund nisi të thotë fjalën e fundit për fatin e këtyre ndërtimeve domethënë prishjen e tyre gjer në themele.
Last Updated on E Premte, 02 Prill 2010 19:43