"Si na denoi Partia per shperthimin e pusit C-37"
Fier- Shperthimi i pusit C-37 ne zemer te vendburimit te Drenoves nuk mbahet mend si nje nga ngjarjet me te renda 27 vite me pare, por edhe per procesin gjyqesor te zhvilluar ne ate kohe dhe qe u kushtoi 76 vite burg gjashte inxhiniereve dhe teknikeve. Ngjarja erdhi pas thyerjes se rregullave te sigurimit teknik dhe pusi pasi ndenji tre muaj i ndezur, doli fontane.
Ish tekniku i argjiles, Sefedin Behari, e kujton diten e 11 shtatorit te vitit 1981, kur nje gabim i punonjesve te turnit i kushtoi 10 vite burg, nga te cilat do te vuante pese. Neglizhenca e drejtuesve te asaj kohe nuk beri te mundur furnizimin me lende te pare per shpimin e pusit, duke bere qe presioni te shperthente gryken dhe rrezonte mijera tone hekur te kulles, duke u perfshire nga flaket. "U nisa ne mbremje me makine, se bashku me koleget e mi. Pasi lame pas Ballshin u ngjitem per ne Drenove e me pas per ne vendin e punes, pusin C-37. Ishim turni i trete dhe une ate dite zevendesoja nje koleg qe ishte semure. Pasi mora ne dorezim punen, drejtuesit e punimeve per shpimin e ketij pusi nuk kishin sjelle as barit dhe as argjile, (lende keto qe perdoren ne shpim pusesh ne thellesi te medha dhe qe sherbejne per peshe specifike, kur shtresa ka presion me te madh, per ta mposhtur ate)", rrefen Sefedini. Ne kushte te tilla puna eshte nderprere, kurse kryesondatori Jonuz Isufi nuk e vazhdoi me shpimin, por e la ne qarkullim. "Aty pas ores tre te mengjesit, duke u gdhire data 11 shtator, argjila filloi qe te dilte e gazifikuar. Kjo tregonte se dicka do te ndodhte. Sa hap e mbyll syte, renda per tek preventori per ta mbyllur, por ne ato momente argjila me erdhi drejt trupit dhe flaket perpine qiellin", vijon ish inxhinieri i naftes. Pas kesaj ka shkuar ne zyre per te marre kasaforten me dokumente dhe per t'i shpetuar flakeve. Ai tregon se pas dhjete minutash, kulla 43 metra e larte qe perbehej nga tonelata hekuri, u perpi e gjitha nen toke. "Lajmi shkoi ne gjitha institucionet shteterore. Policia mberriti dhe prangosi shoket, nderkohe qe mua me kane ndaluar ne vendin e quajtur "Kthesat e Visokes". Isha vetem 20 vjec dhe sapo kisha perfunduar shkollen per teknik", tregon Sefedini. Per rreth 40 dite shtate te arrestuarit jane marre ne pyetje. Pasi nuk zbuluan ndonje grup armiqesor, i denuan per thyerje te rregullave te sigurimit teknik ne pune. "Ne qeli duhet te shkonin ata qe nuk na furnizuan me barit e argjile dhe jo ne punetoret e thjeshte. Ne daten 8 tetor te 1981, ne sallen e kinemase se Pallatit te Kultures Ballsh, u zhvillua edhe gjyqi. Kryetari i trupit gjykues ishte Fehmi Abdiu. Ne seancen e pushimit, Fecorr Shehu, ish anetar i Komitetit Qendror te Partise, takoi trupin gjykues duke percaktuar edhe fatet tona, 76 vite burg ne grup", tregon me poshte Sefedini.
Denimi
Sefedin Behari u denua me 10 vite burg si teknik i pusit C-37. I gjithe grupi u dergua ne Torovice te Lezhes per te vuajtur denimin. Ne kete Behari qendroi dy vjet e gjysme dhe me pas u dergua ne Zejmen. Ai thote se 18 muaj burg i ka kryer ne burgun e Sarandes, ku dhe ne 13 janar te vitit 1986 u lirua.
Te denuarit
Vlash Fili, inxhinier, 15 vjet burg, banon ne SHBA
Shahin Mucaj, pergjegjes pusi, 15 vjet burg
Jonuz Isufi, kryesondator pusi, 15 vjet burg
Sefedin Behari, teknik argjile, 10 vjet burg, banon ne Itali
Seit Cjapi, punetor, 7 vjet burg
Edmond Jaupi, punetor, 5 vjet burg
Edhe nje person i shtate, nga Berati, 9 vjet burg