E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret argetohen- Vajzat bejne pakt kunder djemve

Per nje kohe te gjate banoret argetohen duke u ngacmuar dhe duke bere shaka ne dhomen e ndenjes te gjithe bashke. Genta fillon te krijoje poezi te shkurtra ngacmuese per ta dhe Liami ia kthen po me poezi duke shkaktuar te qeshura tek banoret e tjere. Me pas Genta sugjeron qe banoret te luajne duke kenduar kenge te vjetra.
Keshtu banoret imitojne personazhe te njohur te muzikes shqiptare dhe argetohen per nje kohe te gjate deri ne momentin ku Franceska u sugjeron djemve qe te bejne nje loje. Ata te sillen si kamariere per te qene ne sherbim te vajzave. Ajo u kerkon qe te vishen serioze dhe dy prej tyre te sillen si kamariere per tu sherbyer dy te tjere tu bejne masazhe dhe dy te tjere te jene bodigardet e tyre. djemte refuzojne dhe vajzat u kerkojne vemendje sepse ato jane vetem kater vajza ne shtepi.

Me pas vajzat shkojne ne dhomen e gjumit dhe fillojne te vishen elegante me fustane e me taka te larta. Gjate kohes qe vishen vajzat bisedojne me njera-tjetren per menyren se si do te sillen me djemte. Vajzat bejne nje pakt qe te mos u flasin fare djemve dhe te sillen indiferente ndaj tyre. keshtu ato vendosin qe te bejne nje feste pa djemte dhe per kete u duhet qe ti shmangin duke u sjelle me ta sikur te mos ekzistonin.

Franceska thote sa mire sikur te ishim gjithmone vajzat kunder djemve dhe Gerta i jep te drejte. Vajzat pasi behen gati i kerkojne Vellait te Madh qe te vendose muzike ne sfond sapo ato te dalin nga dhoma e gjumit. Ato marrin shampanjen dhe ulen prane oxhakut te shtepise. Graciano dhe arber nuk i lene te qeta vajzat dhe kerkojne qe te jene pjese e festes se tyre por vajzat refuzojne dhe fillojne te festojne vetem me njera-tjetren.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›