E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e "Big brother" kunder Olsit dhe Najades

Pas daljes nga shtepia e "Big brother", raportet mes banoreve kane ndryshuar. Ne te kundert, nga sa kemi pare gjate kohes se zhvillimit te spektaklit, ata kane kaluar tashme ne te tjera marredhenie dhe pozita midis tyre. Ishim te qarte per lidhjen e Olsit me Najaden, te Ines me Polin dhe miqesine e tyre me Visin, per kontradiktat e Romines me Shkelqimin, per miqesine e Besartes me Julinden. Por, ndersa kane dale nga shtepia dhe i jane rikthyer jetes se tyre normale, duket se banoret kane ndertuar raporte te reja, disi ndryshe nga ato, qe ishin shfaqur ne shtepi. Miqesite dhe lidhjet brenda shtepise tashme jane zhvendosur ne nje plan tjeter dhe ne kendveshtrim te ri. Megjithate, ajo cfare shihet ne pergjithesi eshte pakenaqesia e pjeses me te madhe te banoreve, ndaj Olsit dhe Najades, por duket se nje fryme e tille ekziston edhe ndaj Arbrit. Shume prej banoreve nuk komunikojne me Arbrin, Najaden dhe Olsin. E nese ne lokalet e nates ne kryeqytet kemi gjetur me se shumti Visin, Inen, Polin, Shkelqimin, Rominen dhe Dorinen, duket se Ilda, Nardi, Julinda dhe Besarta kane krijuar nje tjeter grup. Nderkohe jashte gjithe pjeses tjeter te banoreve kane mbetur Najada dhe Olsi. Me sa duket, cifti nuk ka preferuar te perzihet me te tjeret, qe nga ana e vet, tashme kane nisur turnete brenda dhe jashte Shqiperise, duke e shfrytezuar emrin e fituar edhe nga pikepamja komerciale. E cuditshme duket ne kete mes, marredhenia e Arbrit me Besarten. Kjo e fundit prej disa ditesh vazhdon te qendroje ne shtepine e Arbrit, ndersa eshte pare shpesh ne shoqerine e Julindes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›