E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova “dënon” Shqipërinë



Federata Botërore e Volejbollit (FIVB) pezulloi të mërkurën Federatën Shqiptare të Volejbollit (FVSH), për shkak se kombëtarja kuqezi ka zhvilluar ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, më 2 korrik 2008. Kosova nuk ende nuk është e pranuar në këtë federatë. Informacioni është dhënë fillimisht nga mediat serbe (b92.net), por u konfirmua edhe nga sekretari i FSHV-së, Leonard Tase. Burimi serb shkruan përveç ndalimit të ndeshjeve të të gjitha ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë, pezullimi i FIVB-së ka të bëj edhe me sekretarin e përgjithshëm të FVSH-së, Leonard Tase, i cili nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare. Sipas Tases, bëhet fjalë për një pezullim të përkohshëm nga veprimtaritë ballkanike, deri në fund të vitit 2008. Shqipëria, kështu nuk do të marrë pjesë në katër kampionate ballkanikë paratë rinjsh e të rejash, si dhe një kampionat beach-volej. FIVB-ja për këtë vendim ka njoftuar edhe Konfederatën evropiane të volejbollit dhe konfederatën ballkanike të volejbollit.

Shkarkohet Zuleta, vjen kroati Dalic

Aventura e trajnerit argjentinas Marselo Havier Zuleta te Dinamo ka zgjatur vetëm një ndeshje. Humbja 2-0 me Modricën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve në “Qemal Stafa”, rezultoi fatale për të. Zuleta përfundimisht është i shkarkuar, dhe në vend të tij presidenti Besnik Sulaj emëroi kroatin Zllatko Daliç, i cili ishte dje në stadium për të parë në aksion Dinamon. Ish-trajneri Rijekës e Varteksit të Varazhdinit pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare. Daliç dhe udhëtoi drejt vendit të tij, për të prishur kontratën me Federatën Kroate të Futbollit, pasi ai është aktualisht trajneri i Kombëtares U-21. Tekniku kroat do të rikthehet shumë shpejt në kryeqytetin shqiptar për të nisur përgatitjet me Dinamon për ndeshjen e kthimit me Modricën, takim që do të luhet pas një jave në Bosnjë.

Çani bashkohet me Askolin

Sulmuesi shqiptar Edgar Çani është përfundimisht një lojtar i Aksolit, që aktivizohet në Serinë B. 19-vjeçari është i huazuar nga Palermo. Ish-lojtari i Peskarës (Seria C) është bashkuar me grupin e drejtuar nga tekniku Nello Di Kostanco. Askoli nxitoi për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, pasi ishin disa skuadra që ishin të orientuara të merrnin në formën e huazimit sulmuesin rozëezi, duke mposhtur kështu së pari konkurrencën e Modenës. Bashkë me Çanin, Askoli morri në huazim nga Napoli 31-vjeçarin Kristian Buki. Çani, u ble nga Palermo në merkaton e janarit të këtij viti nga Peskara, ndërkohë që për të ishin të interesuar më parë edhe Interi e Sampdorian, të cilat kishin ndjekur për disa kohë progresin e shqiptarit të ri, të konspiruar në median italiane si “Bobo Vieri i ri”, për mënyrën e të luajturit të tij. Me Askolin ka luajtur për një gjysmësezoni (2006-2007) edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, por pa arritur të lërë gjurmë.

17 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›