E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Burrelit ankohen për ujërat e zeza

Banorët e “Lagjes së Re” të qytetit të Burrelit jetojnë prej kohësh me frikën e infeksioneve nga ujërat e zeza. Banorët ankohen herë pas here se ky problem i shoqëron prej disa vitesh, pasi ujërat e zeza perhapen në sipërfaqe të rrugëve dhe fare pranë banesave të tyre, duke krijuar jo vetëm erë të keqe, por edhe një burim infeksionesh, sidomos tani në mes të veres. Ne keto kushte, banorët kërkojnë nga pushteti vendor që të merren menjëherë masat për kanalizmin e këtyre ujërave të zeza.
 

Banorët e “Lagjes së Re” paralajmërojnë se do të protestojnë së shpejti para Bashkisë Burrel dhe Shërbimit të Higjenës në Mat, deri në marrjen e masave për eleminimin e ujërave të zeza pranë banesave të tyre. Ata kërkojnë që të ketë një ballafaqim të hapur mes një përfaqësie të banorëve dhe drejtuesve të Bashkisë Burrel.

 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›