Hidhet shorti i Champions League, Skënderbeu do luajë me Debrecenin

Është hedhur sot shortit i Champions League ku ekipi kampion i Superligës Skënderbeu do të luajë ndaj kampiones së Hungarisë, ekipit të Debrecenit.
Kështu sfida e parë mes Skënderbeut dhe Debrecenit do të zhvillohet në Korcë në 17 Korrik ndërsa kthimi do të jetë më 25 korrik.
Ndërsa në shortin e Europa League, në raundin e parë eliminator, Tirana luan me Grevenmacher, ekip nga Luksemburgu ndërsa Flamurtari do të përballet me Budapest Honved, dhe Teuta me Metalurg.