E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të rinjtë vullnetarë, shembull për komunitetin

Në botë të rinjtë paralelisht me shkollën dhe punën angazhohen shumë në punë vullnetare.  Ky model po ndiqet edhe nga disa të rinj në vendin tonë. I tillë është 18 vjeçari Henri Fejzulla, pjesë e të rinjve të aktivizuar pranë Qendrës Rinore në Korçë. Ai na tregon më tepër sesi është angazhuar përgjatë dy viteve të fundit në disa punë vullnetare.

Për Henrin duhet bërë më shumë nga qeveria për të angazhuar të rinjtë në veprimtari vullnetare, duke i afruar ata më tepër me tregun e punës, por gjithashtu duhet punuar më tepër edhe për ndërgjegjësimin e të rinjve.

5 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Prej vitit 2016, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin për vullnetarizmin, me qëllim rritjen e angazhimit qytetar dhe rritjen e pjesëmarrjes së individëve në jetën sociale për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet, por ende ka shumë punë për të bërë për zbatimin e tij fillimisht në institucionet shtetërore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›