E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, gjendet i mbytur në lumin Osum 40 vjeçari

Një 40 vjeçar është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Osum mbrëmjen e shkuar në rrethin e Beratit. Familjarë të viktimës, kishin njoftuar më parë policinë, për mungesën e të afërmit të tyre. Forcat e policisë dhe një grup polumbarësh bën të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 40 vjeçarit, në zonën e Urës Vajgurore, pak kilometra poshtë rrjedhës nga ku gjuante për peshkim. Kufoma është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Beratit për t'iu nënshtruar ekspertizës mjeko- ligjore. Ende nuk bëhet i ditur emri i këtij shtetasi që humbi jetën mbrëmjen e shkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›