Sot reshje shiu, por temperaturat vetëm në rritje
Meterologjik Ushtarak bën të ditur se sot dhe neser në vendin tonë do të jetë mot me vranësira të ndrrueshme dhe reshje shiu, kryesisht në perëndim të vendit, ku gjithashtu, temperaturat do të vijojnë të rriten.
TIRANË – Shi, vranësia por temperaturat nuk do të bien, përkundrazi do të jenë në rritje. Meterologjik Ushtarak bën të ditur se sot në vendin tonë do të jetë mot me vranësira të ndrrueshme dhe reshje shiu, kryesisht në perëndim të vendit, ku gjithashtu, temperaturat do të vijojnë të rriten.
Nga të njëjtat burime mësohet se vendi do të ndikohet nga ndeshje masash ajrore me veti fizike të ndryshme dhe si pasojë, masat ajrore që do të qarkullojnë, do të jenë të lagështa dhe të ngrohta.
Era do të fryjë në drejtimin Juglindje - Jug me shpejtësi deri në 2-10 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri 5 ballë.
Temperatura maksimale sot do të shënohet në Kucove 24 grade kurse më e ulëta në Korcë e Peshkopi me 8 gradë.
Edhe nesër vendi do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të ulët, me masa ajrore të paqëndrueshme, të lagështa dhe të ngrohta.
(d.b/BalkanWeb)