Banorët e Gurrës: Trafiku i organeve u sajua që në vitin 2003
BURREL- Tentativat për të manipuluar skandalin me trafikun e organeve në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel kanë nisur që në vitin 2003.
Një banor i fshatit Gurrë rrëfen për News24 se si një grup të huajsh kërkonin informacione për këtë shtëpi, ndërsa hiqeshin si ndërtues të rrugës së Arbrit, që në fakt nuk kalon përmes fshatit Gurrë të Burrelit.
Ata kërkonin të merrnin me qera banesën e familjes kataci, apsi sipas tyre do ta përdornin si strehim për punëtorët që do të ndërtonin rrugën.
“Ditën e parë cova të gjithë grupin ndërsa ditën e dytë vetëm njëri erdhi me mua gjoja për të parë rrugën. Më thanë se ishin të huaj dhe do punonin për hapjen e rrugës së Arbrit nga Burreli drejt Tiranes.” tregon Mustafa Likursi, që punon si shofer në këtë zonë.
Sipas Likursit, grupi i të huajve, pas dy ditë vëzhgimesh të hollësishme të territorit, u largua për të mos u shfaqur më për banorët e zonës.
Ndërkohë edhe familja Katuci që banon në Shtëpinë e Verdhë pretendon se grupe të huajsh, që janë prezantuar si hetues, kanë tentuar të hedhin eshtra të vdekurish në banesën e tyre.
Banorët e Gurrës shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se 2 vite më parë, një ekip investiguesish të huaj ka kontrolluar cdo cep të kullës dy katëshe.
Sipas këtyre banorëve, gjithcka që rezultoi pas këtyre kontrolleve rrëzon akuzat e Dick Martyt, sikurse rrëzoi ato të ish kryeprokurores Carla Del Ponte, në kohën e botimit të librit të saj Gjuetia.
(e.n/BalkanWeb)