Shkrin dëbora, rriten prurjet në kaskadën e Drinit
TIRANE- Rritja e temperaturave ka nisur të shkrijë dëborën në veri të vendit duke shtuar prurjet në kaskadën e lumit Drin. Nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare rezulton se Fierza është në kuotën 284.3m, ndërsa prurjet kanë arritur në 1100 m3/ujë në sekondë.
Sipas KESH-it, në mesditë shkarkimet e ujit nga HEC-i i Fierzës janë ndërprerë. Në Koman, niveli i ujit është 171.4 metra, prurjet janë 993m3/ujë në sekondë ndërsa shkarkimet vlerësohen në 300 m3/ujë në sekondë.
Në Vaun e Dejës, niveli i ujit ka arritur 73.1 metra, prurjet janë 1200 m3/ujë në sekondë dhe shkarkimet 933 m3/sekondë.
Në rast se shkrirja e dëborës do të vazhdojë, atëherë prurjet në kaskadën e lumit Drin do të rriten. Sipas ekspertëve të KESH shkarkimet nuk pritet të jenë të mëdha, për faktin se gjatë ditëve të fundit niveli i ujit në liqene ka pësuar rënie, duke bërë që baseni të mbajë një pjesë të dëborës që do të shkrijë.
Paralelisht KESH po mban në nivele rekord prodhimin e energjisë, që aktualisht ka kapërcyer 29 milionë kv/orë në ditë.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkrin dëbora, rriten prurjet në kaskadën e Drinit