E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën orën me diamantë në zyrën e LSI-së, pranga një 24-vjeçari

policia-2Shkodër- Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës sepse dyshohet se është bashkëpunëtor në grabitjen e zyrës së LSI-së më 11 qershor të këtij viti në lagjen Ndoc Mazi.

Dedë Shqau është i arrestuari. Sakaq ditë më parë në Shkodër u arrestuan Balë Qarrica, 41 vjeç, Gëzim Doda, 31 vjeç dhe Petrit Pusi, 26 vjeç me akuzën e grabitjes së një ore të shtrenjtë në zyrën e LSI-së.

Policia tha se përpjekjet e tyre për të gjetur blerës të orës me 52 gurë diamanti e prej ari i ka çuar në gjurmët e tyre. Tre autorët e arrestuar më parë janë persona me precedentë penalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›