E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aksioni ndaj ndertimeve pa leje ne Vlore

Kush është ndalur në muajt e fundit në ballkonin e Llogarasë, një vend i njohur për udhëtuesit drejt bregut, me siguri ka vënë re një godinë në ndërtim e sipër. Pikërisht kjo godinë pa leje ka qenë e para, që është prishur nga aksioni i përbashkët i policisë së shtetit dhe policisë bashkiake. Sipas bashkisë së Vlorës janë gjithsej 130 objekte pa leje, që do të shemben në këtë aksion. Kryesisht ndërtimet e ngritura në muajt e fundit janë objekt i këtij aksioni.

E nisi me ballkonin e Llogarasë.
Aty u shemb objekti i pare pa leje.

Më pas dhjetëra të tjerë u rrafshuan.
Por Kryebashkiaku i Vlorës ia doli mirë, ndërsa ishte në krye të këtij operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës.

Gjika pasi falenderoi mbështetësit dha edhe një sinjal të ri për ato ndërtime që janë me leje.

Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë së Vlorës mbështetën inspektoret e ndertimit në këtë operacion që pas Llogarasë vazhdoi në Pyllin e Sodes. Janë evidentuar 130 objekte pa leje që nuk do të tolerohen, por do të prishen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›