Rama Reformim KQZ-se

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij para grupit
parlamentar socialist deklaroi se reformimi i Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve është domosdoshmëri.
"Opozita e ka të pamundur të tërhiqet nga ky kusht,” tha Rama duke iu përgjigjur deklaratave të djeshme të Berishës. “Reformimin e KQZ nuk e ka kërkuar vetëm opozita. Gjetjet dhe rekomandimet e ODHIR flasin troç: KQZ nuk duhet të jetë një thertore e zgjedhjeve që kryeministri do ta mbajë të hapur me çdo çmim, përfshirë edhe përgjigjen e mundshme negative nga Brukseli për statusin kandidat,” vijoi më tej Rama.
Një kusht tjetër i opozitës, sipas Ramës është transparenca e materialeve zgjedhore si dhe ngritja e disa zonave pilot për testimin e numërimit elektronik.
“Transparenca e materialeve zgjedhore është gjithashtu një kusht për të goditur korrupsionin e kudondodhur elektoral,” tha Rama.