Banorët e Selitës së Vogël protestë për rrugën: Firma ka braktisur punimet
TIRANE - Një grup banoresh të zonës Selitë e Vogël kanë bllokuar gjatë paradites rrugën kryesore të fshatit, në shenjë proteste ndaj firmës ndërtuese, e cila sipas tyre po zvarrit punimet. Rruga ka 7 muaj që ka nisur të rikonstruktohet, tregojnë banorët, por më pas punimet janë ndërprerë ndërsa firma ka tërhequr makineritë e rënda nga objekti.
“Deri në momentin sa mbaruan zgjedhjet ishte gati në përfundim, u bënë kanalizimet të gjitha gjërat dhe sa mbaruan zgjedhjet menjëherë këtu u larguan makineritë, u larguan njerëzit.”- deklaroi Vladimir Llakaj, banor i Selitës së Vogël.
Fshati ka afër 1000 banorë të cilët për tu lidhur me Tiranën i falen të vetmen rrugë që po rikonstruktohet e që kalon në krah të Kopshtit Botanik. Sipas banorëve rruga është kthyer në një rrezik tepër të madh për jetët e tyre, duke ju referuar terrenit tepër të pjerrët që pas shirave bëhet rrëshqitës për automjetet.
“Në dimër këtu bëhet një skandal i vërtetë ngaqë rruga është shumë e pjerrët. Me makinë është e pamundur të kalohet, balta deri në gju. Këtu kalojnë betoniere, është e rrezikshme. Ka rrezik të bien furgonat që marrin fëmijët e i çojnë në shkollë. Këtu është një kaos i vërtetë.”- u shpreh Llakaj.
Banoret i bëjnë apel investitorit, në këtë rast komunës Farkë, të përfundojë sa më shpejt ndërtimin e rrugës përpara se të nisin shirat, ndërsa kërcënuan me përshkallëzim të protestave deri në bllokimin e plotë të rrugës së fshatit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)