E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri në krye të Ministrisë së Brendshme, Policia e Shtetit pa 2 zv/drejtorë

TIRANË- Policia e Shtetit ndodhet aktualisht pa dy zëvendës drejtorë të Përgjithshëm nga 5 zëvendës drejtorë në total. Kjo situatë është krijuar pas dorëheqjes se Agron Kulicajt dhe daljes në pension të Dashamir Macit.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se zëvendës drejtori i policisë për krimet e rënda dhe krimin e organizuar Agron Kulicaj ka dhënë dorëheqjen dhe që prej të premtes nuk është paraqitur më në punë.

Ndërsa, disa ditë më parë zëvendës drejtori për shërbimet mbështetëse, Dashamir Maci ka dalë në pension. Propozimet për dy zëvendës drejtorët e rinj pritet të bëhen pas marrjes së detyrës nga ana e Ministrit të ri të Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili ka dhe tagrin ligjor për emërimet e zëvendës drejtorëve.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›