E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet të vritet në një kazino, drejtori i CEZ Shpërndarje së Laçit

TIRANË-Viktor Skeja, drejtori i CEZ Shpërndarje në qytetin e Lacit, ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati të mbetur në tentativë.

Ngjarja u shënua mesditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet, ndërkohë që 45-vjecari mbeti i plagosur.  Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona të paidentifikuar janë futur të pamaskuar në ambiente e kazinosë dhe pasi e kanë pyetur për emrin dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për Viktor Skejën kanë tentuar ta vrasin.

Fatmirësisht Skeja i ka shpëtuar atentatit, pasi plumbat i kanë kapur vetëm këmbët. Pas marrjes së dëshmisë së të plagosurit, policia konfirmon lajmin se dy personat kishin si objektiv vrasjen e drejtorit të CEZ Shpërndarjes në Lac. 

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake mësohet se Skeja po luante në kazino dhe është zënë në pabefësi, ndërkohë që forcat e sigurisë private të kazinosë e kanë pasur të pamundur të ndalojnë dy atentatorë, të cilët ishin të armatosurdhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›