E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen çmimet, hyjnë produktet vendase në treg

Tregu fruta - perimeve, foto arkivi

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (INSTAT) ka thënë se në muajin prill të këtij viti çmimet shënuan një ulje prej 0.1 % krahasuar me muajin e mëparshëm.

Sipas INSTAT shkak për uljen e çmimeve ka qenë hyrja e prodhimit të vendit në treg.

Ulje  më të madhe prej 5.2 % vërehet në nëngrupin e zarzavateve përfshirë patatet. Ndërkohë që frutat, pjesa më madhe e të cilave vijnë prej importit, përgjatë këtij muaji pësuan një rritje me 3.4 për qind.

Një rritje të konsiderueshme përgjatë muajit prill ka pësuar dhe Indeksi i grupit “qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ku mund të veçojmë rritjen e tarifave të ujit të pijshëm me 6.9 %.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›