E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa është parajsa e drogave te reja

Grogat e reja, foto arkivi

Ne territorin e kontinentit të vjetër, rriten çdo vit substancat e drogave ne treg, duke pare se që nga viti 2011 janë krijuar gati 1 substance për çdo jave. Ky është një fenomen i denoncuar nga Observatori europian për drogat dhe toksikoindipendencen dhe që lidhet me rritjen e përdorimit të rrjeteve nga ana e krimit të organizuar.

Bumi i drogave te reja

Në tregun europian ka mbërritur një substance e re në çdo javë. Në vitin 2011, është arritur një rekord prej 49 lloje drogash të reja, në krahasim me 41 të vitit 2010 dhe 24 të vitit 2009. Ky është edhe numri me i madh i substancave narkotike që është regjistruar ndonjëherë. Qendra e Lisbonës është vendi ku këto substanca mund të gjenden më lehtë, për faktin se ato gjenden në internet.

Drogat e reja janë përgjithësisht me origjine sintetike dhe janë identifikuar falë një sistemi të kapjes se lartë të Bashkimit Europian të ngritur ne vitin 1997. Substancat e reja janë të dominuar nga dy grupe Kanabionidet dhe Katinonidet.

Rritja e madhe e përdorimit është për shkak të lehtësisë ku këto substanca mund te gjenden ne internet. Le boutique ne internet propozon te paktën 1 substance ose një produkt psikoaktiv, duke u rritur nga 314 në janar te vitit 2011, në 690 në janar të vitit 2012.

Rreziku i fshehur

Shitja e drogave të paligjshme është një tjetër aspekt i kriminalitetit te organizuar në internet, ka konfirmuar drejtori i Evropolit, Rob Wainërite, duke treguar edhe dokumentin. Ai ka shtuar gjithashtu, se konsumatoret e këtyre pluhurave, pilulave dhe substancave të tjera, kalojnë në një rrezik pa e ditur së këto substanca përmbajnë një rrezik të madh për shëndetin.  /hermess news/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›