E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, mjekët në garë për të nxjerrë në treg vaksinën e gripit të derrit

Washington, 13 gusht NOA - Zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë dy muaj afat për të përcaktuar në se vaksinat e gripit H1N1, prodhim i dy firmave të ndryshme farmaceutike, janë të sigurta dhe të efektëshme për përdorim publik.

Qëllimi i provave është të sigurohet një vaksinë për përdorim publik përpara muajit tetor, që është fillimi i sezonit të gripit.

Nga Azia e deri në Europë apo në Amerikën Veriore, gripi i derrave është përhapur kudo në botë me një shpejtësi alarmuese.

"Ajo që vemë re është se ky grip po përhapet shumë shpejt. Ai është përhapur në të gjithë botën brenda pak javëve", thotë dr. Wilbur Chen në Universitetin e Merilendit.

po punon me zyrtarë të tjerë amerikanë të shëndetit në një garë për të nxjerrë për përdorim publik vaksinën deri në muajin tetor, përpara se gripi i derrave të godasë me forcën e tij të plotë.

"Kemi disa javë që po planifikojmë," thotë Dr. Chen, i cili i referohet provave të para tek njerëzit me vaksinën e gripit H1N1 në Shtetet e Bashkuara.

Mjekët po testojnë sigurinë, efektet anësore dhe efikasitetin e vaksinës.

Ata do ta testojnë vaksinën te vullnetarë të moshave të ndryshme për të përcaktuar se cila dozë vepron më mirë te secila grupmoshë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gripi i derrave ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 1,150 njerëzve në të gjithë botën.

Por mjekët thonë se kjo shifër është shumë më pak se sa 35,000 njerëzit që vdesin çdo vit në Amerikë nga gripi i zakonshëm.

Nëse nuk e merr vaksinën këtë vit, thonë mjekët, është mirë të ruhesh, duke larë rregullisht duart dhe duke qendruar në shtëpi kur je i sëmurë për të kufizuar përhapjen e virusit.

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›