E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët flenë në kopsht

05/04/10 04:15

Klodi, Olta dhe Domenika mendojnë që këtë natë të flenë në kopsht. Fillimisht ata nuk bien dakord në këtë ide, por duke insistuar nga pak, vendosin që ta realizojnë. Ata mendojnë se si të krijojnë një shtrat të rehatshëm e të ngrohtë jashtë në oborr, që nata e ftohtë të mos ndjehet. Kështu, ndërsa diskutojnë, me ta bashkohet edhe Erioni i cili vendos që të qëndrojë me ta. Ata ngrihen dhe marrin jorganët e batanijet dhe krijojnë vendin e përshtatshëm. Klodi hedh idenë që të krijojnë një tendë, por pas disa përpjekjesh e lënë këtë ide. Pasi përfundojnë përgatitjet, ata shtrihen, ndërsa Klodi u përgatit caj. Ata vendosin që në kokë të lidhin nga një shall duke e bërë edhe më të cuditshme këtë natë. Por, fati nuk është në anën e banorëve sepse fillojnë disa pika shiu. Ata vendosin të qëndrojnë duke pritur që të pushojë. Manal bashkohet me ta dhe në bisedë e sipër, shprehet se do donte që të jetonin të gjithë sëbashku e jo të ndarë në grupe sic janë realisht. Ata shtrihen për të fjetur por fillojnë të qeshin me shiun që u bie në fytyrë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›