E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret humbasin proven Tik-Tak dhe pergatiten per Oren-Njerezore

Nje pjese e banoreve ndodhen ne pishine dhe argetohen ndersa Anila Erioni dhe Ermali ndodhen ne dhomen e ndenjes. Banoret jane ne qetesi dhe Anila u thote qe te behen gati per proven. e degjoni alarmin e ores thote Anila por banoret e tjere e kundershtojne duke i thene se ajo eshte bere me fiksime per proven. Mirepo pak sekonda me vone bie gongu dhe banoret vrapojne per ne dhomen e proves.

Erioni lexon emrat ne zarfin e radhes dhe banoret qe duhet te ekzekutojne kete here proven jane Ermali dhe Vlashi. Ky i fundit ndodhej ne pishine dhe mberriti mjaft vone ne dhomen e oreve. Dy djemte nuk ia dalin qe te fikin alarmet e oreve qe bien dhe keshtu e humbasin kete prove.

Pas kesaj ata nxitojne te behen gati per te realizuar pjesen tjeter te proves qe eshte Ora Njerezore. Banoret qe ishin ne pishine nxitojne te vishen dhe te gjithe dalin ne oborr ne pritje te gongut qe do te sinjalizoje fillimin e kesaj prove.
Me te rene gongu banoret vendosen sipas numrave dhe Ermali e Vlashi si akrepat e ores dhe fillojne te numerojne me ze sekondat. Ata duhet te numerojne deri ne nje ore per te perfunduar proven.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›