Përkujtohet Mit`hat Frashëri, Bumçi: Figurë shumëdimensionale

Më 25 mars të vitit 1879-të, në Janinë lindi një nga figurat më të shquara të vendit tonë Mit`hat Frashëri. Me rastin e kësaj ditë në Akademinë e Shkencave u mbajt një konferencë, ku u trajtua kontributi i tij në disa periudha historike të ndryshme të vendi tonë. Në fjalën e tij Ministri i Kulturës, Aldo Bumci, e cilësoi Frashërin si një figurë shumëdimensionale.
E ndërsa Bujar Leskaj e konsideroi Frashërin një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare.
I biri i Abdyl Frashërit, Mit`hati ishte kryetari i Kongresit të Manastirit, ndërkohë që në qeverinë e Ismail Qemalit ai mbajti një post ministror. Në vitin 1941 ai ishte një nga themeluesit kryesorë të Partisë Nacionaliste, ose të njohur ndryshe si Partia e Ballit Kombëtar. Në vitin 1944 ai largohet nga Shqipëria dhe 5 vite më vonë do të ndahej nga jeta në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.