E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 6 familje përballen mePërmbarimin: Prisni gjykatën

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/Përplasja në Rr."Kont Urani" TIRANË – Gjashtë familje në kryeqytet janë përplasur sot me përmbaruesit që kanë ardhur t’i nxjerrin nga një ndërtesë që duhet t’I kthehet pronarit të saj. Dy prej kryefamiljarëve që duhet të largohen sot janë Lujfi Bollati dhe Arben Xhaferri.
 
Përplasja ka ndodhur në rrugën “Kont Urani”, ku tetë makina policie kanë mbërritur menjëhërë në vendgjarje dhe kanë bllokuar rrugën. Banorët e ndërtesës që duhet të lirohet për t’iu kthyer pronarit të saj protestojnë me argumentin se janë ende në proces gjyqësor dhe vendimi jepet më 2 shtator.

Gazetario Granit Sokolaj raporton nga vendngjarja se Përmbaruesit, jo për herë të parë, nuk presin vendimin e gjykatës por nxitojnë të nxjerrin banorët jashtë. Madje, ata kanë sjellë edhe tre punëtorë që nxjerrin jashtë mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake të familjeve. Avokati i dy familjeve gjithashtu tregon se Përmbarimi po nxiton të zbrazë ndërtesën pa dalë ende vendimi i gjykatës, në një kohë kur dihet se gjykata janë ende me pushime dhe nuk shprehen këto ditë.

XHAFERRI: KETU NA KA STREHUAR SHTETI, QE KA PRISHUR SHTEPITE TONA
 
Një nga kryefamiljarët që duhet të largohen, Arben Xhaferri, tha: “Ne kemi 50 vjet në këtë shtëpi, ku na ka strehuar shteti. Dihet që kjo ndërtesë është e italianëve. Shteti ka prishur shtëpitë tona dhe na ka strehuar këtu. Unë nuk di çfarë të them kur shteti ndërron  çdo katër vjet”.

 

(Pamjet e marra sot në rrugën "Kont Urani" ku banorët e ndërtesës po konfrontohen me përmbaruesit)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›