Greqi, tragjedi në rrugë. Babë e bir nga Shqipëria vdesin në aksident
Babë e bir nga Shqipëria kanë humbur jetën në një aksident automobilistik, që ka ndodhur sot në të gdhirë rreth orës 3:00, në rrugën kombëtare Janinë-Kozanë, pranë fshatit Perivleptos në Greqi.
Makina private me targa greke, ku udhëtonte babai me dy fëmijët 10 dhe 6 vjeç, të cilët jetonin në Lefkadha dhe po ktheheshin në Shqipëri, për shkaqe ende të panjohura, u përplas fillimisht kokë më kokë me një autobus pasagjerësh me targa shqiptare dhe më pas me një autobus tjetër.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, që të nxirreshin personat që ndodheshin në makinë.
Mësohet se 36 vjeçari kishte vdekur në vend, ndërsa fëmijët u dërguan në spitalin Haxhikosta të Janinës, ku djali 10 vjeçar dha frymën e fundit, ndërsa vajza 6 vjeç do t’i nënshtrohet operacionit, pasi ka pësuar fraktura në këmbë.
Bëhet e ditur se nuk ka asnjë të dëmtuar nga pasagjerët apo shoferët e autobusëve të përfshirë në përplasje.
Policia heton shkaqet e aksidentit të rëndë që shkaktoi një tragjedi familjare, por paraprakisht mendohet se shkak ishte përgjumja e shoferit.
(Balkanweb)