E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët në protestë: 19-vjeçari nuk përdhunoi minorenen

Sipas banorëve, nuk është 19-vjeçari autor i ngjarjes dhe nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë policia duhet të mbajë përgjegjësinë e saj pasi e ka dëmtuar publikisht të riun.

Banorët kanë akuzuar forcat e rendit se kanë arrestuar të riun në mënyrë të pa drejtë dhe se kanë kërkuar drejtësi për këtë rast. Ata kanë protestuar para komunës Kolonjë, duke i kërkuar kreut të saj të ndërhyjë për ngjarjen.

I arrestuari F. Hoxha, aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të policisë në qytetin e Lushnjës. Vajza e vogël e dhunuar ndodhet ende në spitalin Universitar në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›